GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Studentët e mjekësisë marshim drejt Kuvendit: Po përdoremi si kavie

11:03 - 06/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët e mjekësisë marshim drejt Kuvendit: Po përdoremi si kavie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studentët e Mjekësisë kanë dalë protestë kundër projektligjit të qeverisë që i detyron të punësohen për 5 vite pas diplomimit dhe i ndalon të largohen nga vendi.

Ata kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe kanë dalë në protestë duke marshuar në rrugë.

Studentëve të Mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të Universitetit të Bujqësor të Tiranës.

Studentët kanë nisur marshimin e tyre, drejt Kuvendit. Studentët u mblodhën në oborrin e fakultetit, pranë rektoratit dhe më pas nisën marshimin drejt Kuvendit, në një kohë kur ligjvënësit pritet të diskutojnë për çështjet e ditës. “Bashkohuni me ne!”, me këto thirrje e nisën marshimin e tyre studentët, duke vijuar; “E duam Mjekësinë si gjithë Europa” apo dhe “Anuloni vendimin, zero kompromis!”.

Studentët që në fillim u shprehën kundër draft-propozimit, që shpejt pritet të kthehet në një vendim të miratuar, siç konfirmoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama. Studentët theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe. Ata kërkojnë nga ministritë përkatëse përmirësimin e kushteve, të auditorëve, ambienteve të praktikave dhe spitaleve rajonale, që sipas tyre, nuk përmbajnë elementet për ushtrimin normal të profesionit.

Nga ana tjetër qeveria, ndryshoi propozimin e artikuluar më herët. Për studentët që do të regjistrohen rishtazi në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të nënshkruajnë një kontratë, që i mban të lidhur për 5 vite në ushtrimin e profesionit në Shqipëri.

Ata që janë duke vazhduar studimet, duke nisur nga viti i dytë e deri në të katërtin, kjo kohë do të jetë 3 vite, ndërsa për vitet e 5 dhe të 6, ushtrimi i profesionit me detyrim do të jetë 2 vite. Këto masa shikohen nga qeveria dhe dikasteret përkatëse, si të duhura për të frenuar emigracionin e bluzave të bardha. Duke nisur nga ky vit i ri akademik, janë rritur edhe kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë.

Pritet të jetë 500 maturantë që do të pranohen në këtë degë studimi, por me kushtin që krahas provimeve të përfunduara të maturës, të kalojnë me sukses një tjetër provim në formatin elektronik për vlerësimin e njohurive.

 

 

Etiketa: Kryesore1protesteStudente

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Para
Vizita nuk u lajmërua! Pas Shqipërisë, Bill Clinton dhe Alex Soros takojnë Papa Françeskun (VIDEO)

Vizita nuk u lajmërua! Pas Shqipërisë, Bill Clinton dhe Alex Soros takojnë Papa Françeskun (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com