Studentët e Mjekësisë kanë pritur me thirrje dhe fishkëllima deputetët e mazhorancës.
“Turp, turp, turp!” dhe “Parlamenti i turpit” janë disa nga thirrjet që studentët e Mjekësisë kanë bërë sapo deputetët e mazhorancës kanë dalë gjatë ndërprerjes së seancës plenare.
Teksa presin prej orësh jashtë parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën, studentët kanë hedhur thirrje dhe ovacione kundër deputetëve.
Discussion about this post