Pas protestës përpara godinës së qeverisë, studentët janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit, duke vijuar kundërshtimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërkesën për dorëheqjen e tij.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë shkruar me spraj në asfalt një mesazh drejtuar kreut të qeverisë: “Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës! Dorëheqje”.
Më herët, kryeministri Rama kishte nxjerrë sërish karrige përpara Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.
Por studentët e kanë refuzuar këtë ftesë. Në nisje të protestës, disa prej tyre hodhën karrige në drejtim të Kryeministrisë dhe tentuan të hynin në godinë.
Protesta studentore vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa të rinjtë këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.










Discussion about this post