GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Studim, ja sa poliglotë janë europianët

09:48 - 22/02/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Studim, ja sa poliglotë janë europianët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

21 Shkurti shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, ditë që festoi diversitetin kulturor dhe poliglotizmin. Por, në cilat vende, njerëzit priren për të folur më shumë se një gjuhë?

Në përgjithësi, europianët janë mjaft të mirë me gjuhët e huaja. Rreth 65% e popullsisë së kontinentit, mund të flasë të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare, në krahasim me 20% të të rriturve në SHBA. Ka ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve. Vendet nordike shkëlqejnë në dygjuhësi, ndërsa Europa Jugore e ka pak më të vështirë.

Nuk është çudi që vendet ku anglishtja është gjuhë amtare, nuk duket se janë të interesuara për të mësuar një gjuhë të huaj, me 50% të irlandezëve që flasin një gjuhë tjetër. Rezultati më i keq në Europë është ai i Britanisë së Madhe, 34 për qind.

Në renditjen e bërë nga Euronews, Shqipëria renditet në vendin e katërt, me 40% të të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë, referuar të dhënave nga Eurostat për vitin 2016. Përqindja e të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë

Si bëhen njerëzit dygjuhësh ose shumëgjuhësh?

Të jesh i rrjedhshëm në disa gjuhë, është një aftësi shumë e vlerësuar në botën profesionale. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mësuar rreth kulturave të ndryshme, si dhe për të qenë në gjendje të komunikoni me njerëz nga e gjithë bota.

Ka dy mënyra kryesore se si njerëzit bëhen dygjuhësh: ose duke lindur në një familje ku fliten dy gjuhë, ose duke mësuar një gjuhë të dytë në shkollë, apo më vonë në jetë, për shembull kur udhëtojnë.

Specialistët bien dakord se, sa më herët të mësohet një gjuhë e dytë, aq më e lehtë është ta zotërosh atë. Ekzistojnë dy teknika kryesore të rekomanduara nga ekspertët e zhvillimit të gjuhës për prindërit:

E para është të mësohet gjuha e pakicës në shtëpi. Për shembull, dy prindër gjermanë që rritin fëmijët e tyre në Suedi do të flasin vetëm gjermanisht në shtëpi dhe do t’i lënë fëmijët e tyre të flasin rrjedhshëm suedishten jashtë shtëpisë. Teknika tjetër e zakonshme quhet “një person-një gjuhë”.

Le të marrim një nënë polake dhe një baba sllovak duke rritur një fëmijë së bashku në Hungari. Nëna do t’i flasë fëmijës vetëm polonisht, dhe babai vetëm sllovakisht. Zakonisht, në situata të tilla, prindërit do të kenë një gjuhë tjetër për t’iu drejtuar njëri-tjetrit, ose gjuhën e vendit ku jetojnë, anglisht ose një nga gjuhët e partnerëve.

Ju mund të keni dëgjuar aksiomën “fëmijët dygjuhësh kanë një vonesë në të folur”.

Epo, është pjesërisht e vërtetë. Fëmijët që mësojnë dy ose më shumë gjuhë që nga lindja, fitojnë të njëjtën sasi të fjalorit të përgjithshëm si bashkëmoshatarët e tyre njëgjuhësh në të njëjtën moshë, por numri i fjalëve që ata dinë, ndahet në dy gjuhë. Kur flasin vetëm një gjuhë, mund të duket se u mungon ajo që konsiderohet një fjalor normal për moshën e tyre. Kjo pabarazi zbehet me shpejtësi, ndërsa fëmija rritet.

 

MONITOR

Etiketa: gjuhet e huajaKuriozitetestudim

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Ja cila është vetura më e mirë sipas Consumer Reports

Ja cila është vetura më e mirë sipas Consumer Reports

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!
Aktualitet

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!

15:30 - 22/01/26

Fjalimi i Kancelarit gjerman, Friedrich Merz në Davos të enjten u prit me shumë interes, pas zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe mosmarrëveshjeve për...

Lexo më shumë
Reshjet e dëborës paralizojnë disa akse rrugore në Gjirokastër

Reshjet e dëborës paralizojnë disa akse rrugore në Gjirokastër

15:15 - 22/01/26
Apeli i GJKKO konfirmon dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin akuzohen për trafik droge dhe grup kriminal

Apeli i GJKKO konfirmon dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin akuzohen për trafik droge dhe grup kriminal

14:57 - 22/01/26
Rama ironizon opozitës: Prisnit gjyqin tim në SHBA, por erdhi ftesë për Bordin e Paqes

Rama ironizon opozitës: Prisnit gjyqin tim në SHBA, por erdhi ftesë për Bordin e Paqes

14:45 - 22/01/26
Mbyllet pas 6 orësh seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun, trupa tërhiqet për vendim

Mbyllet pas 6 orësh seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun, trupa tërhiqet për vendim

14:30 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com