GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Studimet tregojnë se ëmbëltuesit artificialë të sëmurin

16:40 - 19/02/25
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimet tregojnë se ëmbëltuesit artificialë të sëmurin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ëmbëltuesit artificialë përdoren thuajse në të gjitha produktet ushqimore industriale si ëmbëlsira, pije dhe produkte të gatshme, edhe pse në SHBA kjo ka krijuar pikërisht gjendjen e njohur si ASD – ‘Artificial Sweetener Disease’ (sëmundja e ëmbëltuesit artificial).

Përbërësi aspartame ose ‘E code 951’, është kimikati ‘ëmbëltuesi’ më i përdorur në plotësuesit e ushqimeve, shkruan rrjeti finlandez rakkausplaneetta.net

Sëmundja e aspartame quhet ndryshe ‘paradoksi amerikan’, pasi megjithëse njerëzit atje konsumojnë produkte në dukje dietike të etiketuara si ‘light-fat’ apo ‘light-sweet’, ata mbeten kombi më obez në botë.

Studimet e fundit kanë treguar se yndyrnat e paprocesura nuk të shëndoshin, ndërsa ëmbëlsirat dietike industriale nuk të bëjnë të biesh në peshë.

Nga ana tjetër është dëshmuar se ëmbëltuesit artificialë të shëndoshin dhe se obesiteti është një simptomë e spektrit autik.

Kjo ndodh pasi aspartame duket se shkakton trazira në pjesën e trurit që përcakton nëse kemi ngrënë mjaftueshëm, duke vonuar përgjigjen e tij.

Kjo bën që konsumatori të vijojë të konsumojë ushqim dhe rrjedhimisht të shtojë në peshë.

Fakti u konfirmua në eksperimentet me kavje, të cilave iu dha ëmbëltuesi artificial ekspsaccharin në vend të sheqerit, dhe si rrjedhojë konsumonin vazhdimisht 25% më shumë ushqim nga më parë.

Obesiteti i shkaktuar nga aspartame është një predispozitë për sëmundje të zemrës, diabetit dhe nivelit të lartë të triglicerinës në gjak.

Ëmbëltuesit artificialë mund të shkaktojnë atak kardiak kur konsumohen në sasi të mëdha, sipas një studimi të fundit në SHBA (J Gen Intern Med, 2012; doi: 10.1007/s11606-011-1968-2 and the American Heart Association and American Stroke Association International Stroke Conference, February 9-10, 2011, in Los Angeles, CA).

Pijet dietike me gaz mund të rrisin shanset e atakut kardiak me 43% te njerëzit që i konsumojnë përditë, thonë studiuesit e Universitetit të Miami.

Pijet energjike gjithashtu rrisin shanset e atakut kardiak si nga përmbatja e vet, ashtu dhe kur përmbajnë ëmbëltues artificialë. Studiues në Australi zbuluan se vetëm një kanaçe 250 ml Red Bull irriton plateletat e venave të gjakut, duke shtuar rrezikun e mpiksejeve dhe bllokimit të venave (Heart Lung Circ, 2008; 17 (suppl 3): S23-4).

“Vetëm një orë pas pirjes së kanaçes, sistemi kardiovaskular nuk është më i njëjti por i ngjashëm me sistemin e një personi me sëmundje kardiovaskulare”, shkruanin studiuesit duke paralajmëruar se njerëzit me probleme të zemrës nuk duhet të pijnë pije energjike pasi kanë pasoja fatale.

Ëmbëltuesit artificialë përdoren thuajse në të gjitha produktet ushqimore industriale si ëmbëlsira, pije dhe produkte të gatshme

Etiketa: embelsues artificial

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Tashmë jashtë ‘BBVA’, habit Jozi: Ka mjaft goca të mira që më shkruajnë pafund

Tashmë jashtë ‘BBVA’, habit Jozi: Ka mjaft goca të mira që më shkruajnë pafund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com