GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studimi i Friedrich: Investo në teknologji për një ekonomi produktive

07:15 - 29/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Numrat e teknologjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimet në teknologji janë guri i themelit për të rritur produktivitetin në ekonominë shqiptare, një proces që do të rriste me tej fitimet për bizneset dhe punonjësit dhe do të ndikonte ne frenimin e emigracionit ekonomik.

Një studim i fundit i Fondacionit «Friedrich Ebert» hodhi dritë mbi rëndësinë që kanë investimet në teknologji nëpërmjet një anketë direkte me bizneset dhe analizimin e të dhënave mbi investimet në sektorin privat gjatë dekadës së fundit.

Analiza tregoi se, sektorët që kanë investuar në teknologji kanë treguar një nivel produktiviteti prej 50% deri në dy herë më të lartë se niveli mesatar i produktivitetit të ekonomisë. Ndërsa në sektorët ku ka pasur më pak investime, produktiviteti qëndron rreth 30–80% më i ulët se produktiviteti mesatar i ekonomisë.

Të dhënat e studimit referojnë se sektorët, e ushqimit dhe pijeve alkoolike, tekstileve dhe këpucëve, përpunimit të drurit etj kishin nivelin e produktivitetit nga 20 deri në 81 për qind më të ulët se mesatarja kombëtare. Kjo për arsye se këto fusha e kanë të bazuar aktivitetin e biznesit në krahun e lirë të punë dhe jo në teknologji. Në të kundërt sektorët që kishin aplikuar më shumë investime në teknologji të tilla s, Industria nxjerrëse, energjia elektrike dhe gazi, produktet minerale jo-metalike, metalet dhe produkte metalike, kishin nivel të produktivitetit 61% deri në 195 për qind më të lartë se mesatarja e ekonomisë.

Kjo do të thotë se investimi shpërblen dhe se është në interes të firmave që dëshirojnë të sigurojnë norma më të larta fitimi të angazhohen në një proces investimesh modernizuese të teknologjisë dhe dijes.

Sipas një analize krahasimore, Shqipëria investon 2–3 herë më pak në pajisje teknologjike se vendet e rajonit, ndërkohë që Serbia është vendi ku, nga pikëpamja strukturore e një investimi, peshën më të madhe e zënë pajisjet teknologjike.

Indeksi i Kompleksitetit Ekonomik e rendit Shqipërinë disa shkallë më poshtë se vendet e rajonit, duke dëshmuar se vendi ka një mungesë të theksuar të dijes produktive, që përbën dhe faktorin kryesor të rritjes ekonomike nëpërmjet zhvillimit të produkteve dhe sektorëve të rinj.

Pesha më e madhe e investimeve në teknologji në vendin tonë ka shkuar vetëm në sektorët tradicionalë dhe për prodhimin e produkteve tradicionale. Investimet nuk e kanë transformuar strukturën prodhuese të vendit dhe kalimin drejt industrive të niveleve të larta të vlerës së shtuar dhe produktivitetit të lartë.

Anketimet tregojnë se vetë biznesi është i ndarë për sa i takon interesit investues për të qenë më konkurrues në tregje. Dy drejtimet kryesore të investimeve që ata shohin me prioritet janë investimet në teknologji të reja dhe në zhvillim produktesh të reja. Problemi kryesor që ata evidentojnë në pamundësinë për investime lidhet me aksesin në financa.

 Shqetësuese janë gjithashtu dy gjetje të studimit:

E para, investimet në burime njerëzore nuk konsiderohen po aq të rëndësishme sa ato në teknologji dhe në zhvillim produktesh. Ndërkohë në debatet e përditshme mediatike nënvizohet se mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara është dhe një nga pengesat kryesore të biznesit.

E dyta, një segment shumë i gjerë i biznesit nuk është i interesuar të investojë në teknologji të reja. Ky segment duket se është i kënaqur me situatën e një biznesi që ruan statukuonë, pa u interesuar të ndryshojë dinamikat e prodhimit dhe të tregjeve në të cilat punon. Këto dy shqetësime të konstatuara nga studimi konfirmojnë se problemi i konkurrueshmërisë së ekonomisë është një problem sa kulturor, po aq edhe financiar.

monitor

Lajme të lidhura

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Para
PD mbledh sot grupin parlamentar, në fokus Reforma Territoriale

Eurostat: 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, që nga 2008-a

TË FUNDIT

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rrezon dklaratat e Rames se Integrimi nuk eshte bllokuar. "Morëm edhe një lajm të...

Lexo më shumë
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com