GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Studimi i ri: Përdorimi afatgjatë i paracetamolit, rrezik për këta persona

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi/ Aspirina mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit të gjirit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si një ilaç afatshkurtër për dhimbjet, por gjithashtu jepet me recetë për të menaxhuar dhimbjet kronike, pavarësisht nga dëshmitë e pakta të përfitimit të tij për përdorim afatgjatë.

Por, studiuesit e Universitetit të Edinburgut kanë dalë në përfundimin se njerëzit me presion të lartë të gjakut që marrin paracetamol me recetë mund të rrisin rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, sipas një studimi.

Studimi gjurmoi 110 vullnetarë, dy të tretat e të cilëve merrnin ilaçe për presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin. Në një provë të rastësishme, atyre iu kërkua të merrnin 1 g paracetamol katër herë në ditë për dy javë dhe më pas pilula bedel, ose placebo, për dy javë të tjera.

“Prova tregoi se paracetamoli rrit presionin e gjakut, një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru, shumë më tepër sesa një placebo”, tha farmakologu klinik i Edinburgut Prof James Dear.

Studiuesit këshillojnë mjekët që me pacientët me dhimbje kronike të fillojnë me një dozë sa më të ulët të paracetamolit dhe të kenë kujdes për ata me presion të lartë të gjakut dhe me rrezik të sëmundjeve të zemrës.

Hetuesi kryesor Dr Iain MacIntyre, konsulent farmakologjik klinik, në NHS Lothian, tha: “Kjo nuk ka të bëjë me përdorimin afatshkurtër të paracetamolit për dhimbje koke ose ethe, që është, natyrisht, ok”. Megjithatë, ende ka shumë të panjohura dhe ekspertë të tjerë thonë se nevojiten kërkime në më shumë njerëz për një periudhë më të gjatë kohore për të konfirmuar gjetjet

Etiketa: paracetamolrrezikstudim

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Ja kush është personi i parë që vizitoi Saimir Tahirin në qeli

Ja kush është personi i parë që vizitoi Saimir Tahirin në qeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

Harta e re gjyqësore e tre viteve më parë ka përkeqësuar situatën në disa gjykata të vendit, të cilat e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com