GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Studimi i ri: Truri i grave mund të plaket më ngadalë se ai i burrave

23:24 - 09/03/25
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi i ri: Truri i grave mund të plaket më ngadalë se ai i burrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i fundit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF) sugjeron se truri i grave mund të jetë më i përshtatur për t’u përballur me plakjen krahasuar me atë të burrave. Sipas studiuesve, gratë zakonisht kanë një tru që duket më i ri në procesin e plakjes dhe shkencëtarët besojnë se arsyeja mund të jetë kromozomi i tyre i dytë X. Deri më tani, mendohej se kromozomi i dytë X nuk kishte një rol domethënës, por studimi i ri ka treguar se ai mund të “zgjohet” në pleqëri dhe të ndihmojë në ngadalësimin e rënies kognitive.

“Në procesin e zakonshëm të plakjes, gratë kanë një tru që duket më i ri, me më pak deficite kognitive në krahasim me burrat,” tha Dena Dubal, profesoreshë e neurologjisë dhe autore kryesore e studimit. “Rezultatet tregojnë se kromozomi X, i cili më parë ishte i heshtur, rizgjohet në pleqëri, ndoshta duke ndihmuar në ngadalësimin e rënies së aftësive mendore.”

Studimi analizoi trurin e një miu femër të modifikuar gjenetikisht, të moshës 20 muajshe – ekuivalente me një 65-vjeçar te njerëzit. Shkencëtarët zbuluan se ky rizgjim i kromozomit X aktivizoi rreth 20 gjene të lidhura me zhvillimin e trurit.

Ekspertët tani synojnë të thellojnë kërkimet për të kuptuar më mirë këtë fenomen dhe për të eksploruar mundësitë e përmirësimit të funksioneve kognitive si te gratë, ashtu edhe te burrat.

“Cilësia e funksioneve mendore është një nga sfidat më të mëdha mjekësore, por këto rezultate tregojnë se truri i plakur nuk është i pandryshueshëm dhe se kromozomi X mund të na mësojë shumë mbi atë që është e mundur,” shtoi Dubal.

Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të zbulojnë nëse ky rizgjim i kromozomit X mund të luajë një rol edhe në sëmundje të tjera, si ato kardiovaskulare dhe kanceret, duke hapur rrugën për trajtime të reja që mund të përfitojnë të gjithë.

Etiketa: NplakjestudimTruri

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Horoskopi sot, çfarë kanë parashikuar yjet

Shumë sfida, horoskopi 10 mars 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë
Breaking Views

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...

Lexo më shumë
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com