GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studimi: Pjesa më e madhe e spitaleve në vend kanë ambiente të amortizuara dhe mungesë stafesh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi: Pjesa më e madhe e spitaleve në vend kanë ambiente të amortizuara dhe mungesë stafesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një raport të publikuar së  fundmi organizata “Togeth for Life” evidentohet se, në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid-19

Ndër të tjera theksohet se, fondet në shëndetësinë shqiptare janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

“Përqendrimi drejt spitaleve të kryeqytetit i gjithë menaxhimit të pandemisë i stërmundoi pacientët nga gjithë vendi si dhe mjekët e kryeqytetit. Monitorimi nxori se mjekët specialistë janë përqendruar në Tiranë dhe Durrës, ndërsa në spitalet e largëta ata janë shumë të pakët” , thuhet në raport.

Ndërkohë si spitalet më problematike renditen spitali i Kukësit, Durrësit dhe Dibrës, në të cilët ka mungesë të theksuar stafi dhe mjekësh të specializuar.  

“Spitali me më shumë specialistë është ai i Durrësit, ndërsa spitalet me më pak specialistë janë në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër. Spitalet e Kukësit dhe Gjirokastrës kanë mungesë të mjekut infeksionist. Spitalet e Beratit, Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit raportojnë praninë e vetëm një pneumologu.

Spitalet e Beratit, Dibrës dhe Gjirokastrës kanë vetëm nga një reanimator, çka e bën të vështirë përkujdesin e specializuar”, evidenton raporti.

 Ndër të tjera thuhet se, përqendrimi i gjithë vëmendjes tek Pandemia Covid prishi sistemin e menaxhimit të sëmundjeve kronike, thuhet në raport. Gjatë pandemisë në spitale janë vënë re pamjaftueshmëria e mjekëve dhe e shtretërve, mungesa e mjediseve të posacme për pacientët me Covid, mungesa e një protokolli të unifikuar për parandalimin e përhapjes së infektimit, një numër i kufizuar i pajisjeve të terapisë intensive dhe respiratorëve, si dhe mungesa e pajisjeve të lëvizshme për frymëmarrjen, që të sigurohej transporti i pacientëve me Covid. Vetëm 5 spitale kanë krijuar mjedise të ndara për stafin mjekësor dhe pacientët.

“Në spitalet rajonale të planifikuar për pavionë COVID, shtretërit ishin të pamjaftueshëm të përballonin numrin e pacientëve, që kishin nevojë për trajtim reanimator.

Po ashtu edhe mungesa e ventilatorëve të lëvizshëm e bën të vështirë transferimin e pacientëve në gjendje kritike, ndaj këto spitale, edhe pse të planifikuar për pavione COVID, nisin drejt spitaleve COVID në Tiranë çdo pacient, pavarësisht nga niveli i prekjes së mushkërisë prej infeksionit.

Nga marsi i vitit të kaluar dhe deri sot gjatë 20 muajve nga Covid-19 humbën jetën 2 mijë e 718 qytetarë shqiptarë, edhe janë ende 8 mijë 655 raste aktive me këtë sëmundje”, thuhet në raport.

Raporti thekson se, spitalet e Shqipërisë kanë aktualisht 31 shtretër për 10 mijë banorë dhe 1 mjek për 1 mijë banorë.

Etiketa: Covid-19Spitalstudimi

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Arrestohet 69-vjeçari shqiptar, sulmoi seksualisht fqinjën e mitur

Arrestohet 69-vjeçari shqiptar, sulmoi seksualisht fqinjën e mitur

TË FUNDIT

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend,...

Lexo më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com