Në muajin Mars një studim i kompanisë së rikuperimit të të dhënave Secure Data Recovery, zbuloi se hardisqet e klientëve kishin për tendencë të dështonin brenda tre viteve nga përdorimi i parë i tyre.
Tashmë një tjetër studim nga Backblaze mbështet këto gjetje me akoma më shumë të dhënave.
Raporti origjinal i Secure Data Recovery u përpilua nga të dhënat e 2007 hardisqeve me defekte nga gjashtë prodhues të mëdhenj me kapacitete që silleshin mes 40GB Deri në 10TB të dhëna.
Të dhënat e publikuara nga Backblaze, shërbimit cloud të ruajtjes së të dhënave, paraqet një panoramë të ngjashme.
17155 hardisqet e dështuara të kompanisë kishin një jetëgjatësi mesatare prej dy vitesh e gjysmë, më pak sesa 2 vite dhe 10 muaj që SDR raportonte.
Hardisku më jetëgjatë rezistonte për afro 5 vite ndërsa më jetëshkurtër më pak se 1 vit.
Backblaze gjeti se nga 236,893 hardisqe dhe 30 modele të ndryshme, ato kishin një marzh dështimi prej 1.4 përqind. Kjo do të thotë se mundësia që të prekeni nga një defekt i tillë është vogël duke pasur në konsideratë se Backblaze i përdor shumë më tepër komponentë të tillë. 1.4 përqind e miliona hardisqeve në mbarë botën është ende një numër i madh nëse përfundoni prej përdoruesve të pafat./PCWorld Albanian
Discussion about this post