GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Studio e Hapur”, pesë piktorët e njohur vijnë me ekspozitë arti në Berat

10:00 - 15/09/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Studio e Hapur”, pesë piktorët e njohur vijnë me ekspozitë arti në Berat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Studio e hapur” titullohet ekspozita e çelur në Berat nga pesë piktorë të njohur shqiptarë. Berati, qyteti i artit dhe kulturës, bëri bashkë pesë artistët e njohur, Buron Kaceli, Emijona Stasi, Vangjo Vasili, Gjergji Marko dhe Agron Polovina.

Pas një eksperience të gjatë në disa qytet të vendit, pesë piktorët e famshëm janë bërë sërish bashkë për t’i sjellë publikut në qytetin e Beratit një koleksion të përzgjedhur veprash nga krijimtaria e tyre.

Pesë artistët erdhën në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat me një krijimtari bashkëkohore e figurative, ku dallohet mjeshtërisht në çdo vepër “peneli”,  një nga elementët më të rëndësishëm të krijimtarisë së tyre të përbashkët.

Në 60 punimet e prezantuara nga artistët në të njëjtën ekspozitë në Berat, binin në sy teknikat e ndryshme të përdorura prej tyre, ku dominonin pikturat e shumë qyteteve të Shqipërisë të sjella në këndvështrime të ndryshme. Nuk mungonin as portretet dhe peisazhet më të bukura të zonave turistike të vendit, të përzgjedhura nga krijimtaria e tyre më e mirë. Në çdo punim të realizuar nga artistët, dallohej shumëllojshmëria e ngjyrave të përdorura, stili i penelit dhe akuarelit.

Për piktoren nga Durrësi, Emijona Stasi, Berati mbetet përherë një qytet i veçantë dhe atraktiv dhe sipas saj, më i lakmuari nga artistët.

“Pasi erdha në Berat me një ekspozitë të përbashkët me pikturat e mia në disa gjini e teknika të ndryshme, do të dëshiroja të kthehem sërish me një ekspozitë timen personale”- shprehet Stasi.

Ndërsa, piktori Buron Kaceli, me titullin “mjeshtër i madh”, ka theksuar se, Berati është një qendër e rëndësishme e kulturës shqiptare

Ekspozita e pesë piktorëve shqiptarë do të qëndrojë e hapur për 1-javë në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat, ku admiruesit beratas të pikturës do të mund të shijojnë 60 punimet e ekspozuara në të.

Etiketa: ekspozitepiktura

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Tiranë/ Po ndërtonin pa leje, policia arreston dy pronarët e lokaleve

EMRA, Ishin kthyer në makth për banorët e Mallakastrës, arrestohen 2 grabitësit, në pranga dhe 1 tjetër

TË FUNDIT

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte vazhdimisht pronarët e një bari në zonën e stacionit të...

Lexo më shumë
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com