GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stuhi bore, përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike, kjo është situata në vend

15:55 - 11/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhi bore, përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike, kjo është situata në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I gjithë vendi ynë është përfshirë sot nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe stuhi dëbore, çka ka bërë që disa qytete të bllokohen dhe të përmbyten. Zonat më problematike janë ato në veri dhe në jug të vendit, ku regjistrohen gjithashtu temperatura shumë të ulëta.

Në qarkun e Dibrës, reshjet e dëborës janë intensive dhe zonat e thella si Kalaja e Dodës, Lurë e Selishtë arrin deri në 40 Centimetra dhe ka mungesë energjie elektrike. Lëvizja e makinave në aksin Klos-Trianë përmes rrugës së Arbrit bëhet vetëm me zinxhirë në By passin e Qafë Murrizit. Qarkullimi është i vështirë edhe në akset e tjera kombëtare, ku ARRSH  tregon se makinat nuk mund të kalojnë pa zinxhir.

Reshje dëbore ka në të gjithë qarkun e Kukësit, duke arritur 15 cm në Shishtavec, 20 cm në Valbonë dhe 15 Cm në Has. Për pasojë rruga e Arrënit është e bllokuar, ndërsa shumë akse të tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Sakaq, bëhet me dije se në qarkun e Shkodrës trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm, në qafën e Bërdolecit, në rrugën e Vermoshit ku qarkullimi është gati i pamundur. E rëndë paraqitet situata edhee në fshatrat Vermosh e Lepush, të cilët prej mëngjesit nuk kanë energji elektrike.

Në Pukë trashësia e dëborës shkon mbi 15 cm, e për pasojë ka probleme në rrugët e zonave të thella. Në qarkun e Lezhës, 150 hektarë tokë janë me prezencë uji në Zonën e Kënetës së Kakariqit. Mësohet se, reshjet e dëborës kanë vijuar edhe në juglindje. Në Dardhë, trashësia arrin 35 cm dhe mjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë.

Dëbora që ka arritur deri në 25 cm ka izoluar dhe ka lënë pa energji fshatrat e thella të Pogradecit. Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë, por aksi nuk është i bllokuar. Në Gjirokastër, Përroi Çullos dhe Liqeni  Viroit dolën nga shtrati duke krijuar vështirësi, ndërsa rrëshqitje dherash pati edhe në aksin nacional Përmet-Çarçovë-Korçë.

Në qarkun e Durrësit, rruga Lalez-Bizë në njësinë Ishëm ka pësuar shembje në disa pika të saj. Reshjet intensive të shiut kanë shtuar prurjet e lumenjve ku Shushica dhe Vjosa janë në kuota maksimale dhe rrezikojnë përmbytje. Reshjet e shiut kanë shtuar prurjen e lumenjve, por deri më tani të gjithë janë brenda shtratit natyror.

Etiketa: bllokimeborekryesore2reshje

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Test për çiftet, si është marrëdhënia juaj?

Test për çiftet, si është marrëdhënia juaj?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com