GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Stuhi dhe mjaltë”, ja historia mes Sançez dhe Interit

20:39 - 25/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Do rinovojë Sanchez me Marseille? Në klub e duan por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Legjenda e futbollit kilen, Aleksis Sançez dhe Interi janë gati t’i thonë edhe një herë tjetër “po” njëri-tjetrit. Një vit pas lamtumirës së stuhishme të kompletuar me një telenovelë për pagesën e largimit, rrugët e sulmuesit kilian dhe zikaltërve kryqëzohen sërish.

Një lëvizje që ka ngjallur reagime të ndryshme, si për mungesën e vazhdimësisë në tri sezonet si zikaltër, si dhe për largimin që erdhi mes polemikave.

Për t’i përshëndetur 8 gushtin e një viti më parë, zikaltrit i paguan 4.5 milionë euro kilianit për të zgjidhur kontratën që i skadonte në qershor 2023.

Aventurës si zikaltër i erdhi fundi pas 20 golave në 109 ndeshje në total dhe tre trofeve të fituara (titulli, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë).

Karriera e tij vazhdoi te Marseja, ku Sançez gjeti vazhdimësinë, duke e mbyllur me 18 gola në 44 ndeshje.

 

HUAZIMI

Në 2019-ën, Sançez kaloi portat e Apiano Xhentiles për herë të parë në qershor 2019 si huazim nga Mançester Junajtidi kur në stol ishte Antonio Konte.

Kiliani shënon në ndeshjen e tij të parë kundër Sampdorias (dhe mori dhe një karton të kuq), por së shpejti fillojnë dëmtimet, 7 të tillë në tri vitet në Milano. Sezoni i parë i tij përfundon me 4 gola dhe 10 asistime në 32 ndeshje.

 

BLERJA PËRFUNDIMTARE

Interi vendos bast për Sançezin dhe e blen atë nga Mançester Junajtidi, duke e bërë të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon.

Fillimi i sezonit është ende i vështirë, mes dëmtimeve dhe stolit, ndërkohë që Konte ka gjetur çiftin perfekt “LuLa” dhe kilianin e pret pankina.

Në janar gjithçka është gati për shkëmbimin me Xhekon, por asgjë nuk bëhet. Në fund të sezonit do të vijë titulli dhe kontributi i Sançezit është 7 gola dhe 8 asiste në 38 ndeshje.

 

SEZONI I FUNDIT

Interi humb Lukakun, por blen Xhekon nga Roma dhe për Sançezin është gjithmonë e njëjta histori: disa gola aty-këtu, dëmtime dhe pankinë. Tri momentet më ikonike janë të përqendruara në këtë sezon të fundit, pozitive dhe negative.

Goli i fitores në Superkupën kundër Juventusit, topi i humbur në rastin e golit të Zhirusë në derbin që vendosi titullin dhe ai karton i kuq në “Anfield” fill pasi goli i Lautaros u kishte dhënë shpresë zikaltërve ndaj Liverpulit.

Më shumë fjalë sesa gola, si intervista e famshme pas Superkupës, në të cilën ai sulmoi Simone Inzagin për mungesën e minutave.

“Ndihem si një luan në kafaz, kampionët janë të tillë. Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, sa më shumë të luajnë aq më mirë janë.

Nëse më lejojnë të luaj jam një përbindësh, pastaj zgjedh trajneri”, u shpreh një vit më parë Sançez, fjalë që nuk i lanë shije të mirë askujt dhe kontribuuan në lamtumirën e tij pas sezonit më pjellor të tij me 9 gola dhe 9 asiste.

Etiketa: intersancez

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Skandali i TIMS dhe injoranca si mjet për të manipuluar opinionin

Skandali i TIMS dhe injoranca si mjet për të manipuluar opinionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com