GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stuhia ‘Ciaran’ goditi edhe Shqipërinë, si paraqitet situata në vend

09:55 - 04/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhia ‘Ciaran’ goditi edhe Shqipërinë, si paraqitet situata në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stuhia ‘Ciaran’ që goditi dje Shqipërinë ka lënë pasoja në shumë qarqe të vendit, kryesisht me bllokimin e rrugëve dhe probleme me energjinë elektrike.

Reshjet e dendura të shiut vijuan edhe gjatë natës, por situata sot paraqitet më e lehtë se dita e djeshme, e cila përmbyti rrugët duke shkaktuar aksidente, trafik dhe kaos.

TIRANË

Kryeqyteti sot është lehtësuar. Niveli i Lumit Lana që doli dje nga shtrati ka rënë, ndërsa janë pastruar edhe rrugët nga rrëzimi i pemëve. Rrugët janë të kalueshme dhe sot nuk raportohet për trafik.

DURRËS

Situata është e qetë. Gjatë natës në territorin e qarkut Durrës ka pasur prani të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, me karakter sporadik, ku herë pas herë ka pasur prani të erës. Niveli i prurjeve në të dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen (problematikë nga përvoja e viteve të kaluara), janë rritur por nuk paraqet rrezik për dalje nga shtrati.  Hidrovorët e Porto-Romanos dhe Hamallajt vijojnë punën me kapacitet të plot. Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht me përjashtim të disa defekteve për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga prania e erës gjatë natës. Në lagjen Baromet, Shijak për shkak të bllokimit të disa pusetave ka dalë uji në rrugë. Është duke u punuar me pompë thithëse nga ana e forcave zjarrfikëse.

ELBASAN

Gjatë natës në Elbasan ka pasur reshje shiu m intensitet mesatar të cialt deri në mëngjesin e sotëm kane arritur në 50mm. Akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve kanë pasur rënie inertesh e gurësh. Disa akse rurale te bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cerrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujerave në rrugë. Prurjet e lumenjve e përrenjve janë ne nivel mesatar. Ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike në Peqin, rrethinat e Cërrikut, në Labinot Mal, Funare, bashkia Elbasan, Nj.A Shalës e Mollas bashkia Cerrik, Nj.A Orenje e Stebleve bashkia Librazhd dhe Porocan bashkia Gramsh.

KORÇË

Vazhdon të jetë e rëndë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike në juglindje.  Problemet më të shumta janë në zonat malore dhe në disa fshatra të fushës Maliq.  Fshatra të njësive Çlirim në  Ersekë si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec. 13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.  Pa energji nga dita e djeshme është edhe Panariti i cili është izoluar nga rrëshqitja  e dherave pranë tij. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës. 16 grupe pune janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë. Nga ana tjetër ndërmarrja e shërbimeve në bashkinë Korçë po punon për të hapur rrugën e fshatit Panarit. E vështirë paraqitet situata në fshatra të thellë malorë të njësive Dardhas e Velçan në Pogradec ku rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e reshjeve.

 

Etiketa: Kryesore1Stuhivend

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Probleme në rrugën e Arbrit, çahet asfalti në mes të rrugës

Probleme në rrugën e Arbrit, çahet asfalti në mes të rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com