GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stuhia “Daniel” zhvendoset në Libi! 2000 të vdekur, 6000 të zhdukur

Cikloni Daniel goditi lindjen e Libisë duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim

10:58 - 12/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhia “Daniel” zhvendoset në Libi! 2000 të vdekur, 6000 të zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Derna, qyteti më i prekur nga përmbytjet në Libi, rreth 6 mijë persona janë të zhdukur.

Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë në Libi. “Situata në Derna është katastrofike. Trupat ende qëndrojnë në shumë vende,” shtoi ai pasi vizitoi qytetin. Ministri nënvizoi se “ka familje ende të ngujuara në shtëpitë e tyre dhe ka shumë viktima nën rrënoja”.

Ministri i Shëndetësisë, Othman Abduljalil gjithashtu shtoi: “Njerëzit kanë përfunduar në det, ne do të gjejmë shumë prej tyre.”

Ndërkohë, kreu i Qeverisë Libiane të Unitetit Kombëtar (GUN), Abdelhamid Dabaiba, ka shpallur tre ditë zie dhe ka vendosur të valojë në gjysmështizë në të gjithë Libinë për të nderuar mbi dy mijë të vdekurit.

Cikloni “Daniel” goditi pjesët lindore të vendit të Afrikës Veriore. “Një numër kaq i lartë i përmbytjeve nuk ka ndodhur në Libi për më shumë se katër dekada”, tha drejtori i Autoritetit Meteorologjik Libian gjatë një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë së Unitetit Kombëtar. Ministria e Arsimit të Gunit ka vendosur të përdorë disa shkolla si vendstrehim për personat e prekur nga efektet e ciklonit, në koordinim me Fondin e Solidaritetit Social.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), Ahmed Al Mismari, saktësoi se numri i madh i viktimave është për shkak të shembjes së dy digave në jug të Dernës, e cila nga ana tjetër shkaktoi shembjen e të gjitha urave në qytet dhe përmbytje të lagjeve të tëra të qytetit.

Solidariteti po mbërrin nga e gjithë bota, por edhe ndihma. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, bëri të ditur se ishte në dijeni të dhimbshme për dëmet e mëdha të shkaktuara nga uragani Daniel dhe shprehu afërsinë dhe solidaritetin e saj me familjet e viktimave dhe popullin libian dhe aktivizoi Mbrojtjen Civile për të ndihmuar Libinë.

Etiketa: Libipermbytjet

Lajme të lidhura

Berisha: Rama do të shkojë në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, nesër është dita e qytetarëve
Aktualitet

Berisha: Rama do të shkojë në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, nesër është dita e qytetarëve

13:40 - 09/02/26
Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që…
Aktualitet

Akademi për diplomatët, ironizon Korreshi: Përralla me mbret! Njësoj si akademia e barinjve të Krifcës

13:13 - 09/02/26
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje
Aktualitet

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

12:36 - 09/02/26
Para
U kap me armë gati për qitje, Mrruku vrau 25-vjeçarin për një vajzë

U kap me armë gati për qitje, Mrruku vrau 25-vjeçarin për një vajzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama do të shkojë në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, nesër është dita e qytetarëve
Aktualitet

Berisha: Rama do të shkojë në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, nesër është dita e qytetarëve

13:40 - 09/02/26

Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar sot prapaskenat e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Në një komunikim me gazetarët,...

Lexo më shumë
Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që…

Akademi për diplomatët, ironizon Korreshi: Përralla me mbret! Njësoj si akademia e barinjve të Krifcës

13:13 - 09/02/26
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

12:36 - 09/02/26
Rama bën mbledhje qeverie tek Pallati i Kongreseve, ja diskutimet që priten

Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën

12:13 - 09/02/26
Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti

Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti

11:59 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com