GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stuhia nuk kursen asgjë, shumë viktima të konfirmuara

11:59 - 15/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhia nuk kursen asgjë, shumë viktima të konfirmuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëme katastrofike dhe përmbytje të fuqishme. Stuhia “Freddy” ka goditur Afrikën Veriore për të dytën herë brenda këtij muaji.

Mbi 200 persona janë konfirmuar të vdekur. Sasi të mëdha uji, rrëshqitje dherash dhe shtëpi të shkatërruara kanë goditur pjesën më të madhe të Malavisë. Qendra tregtare e Malavi, Blantyre, ka regjistruar shumicën e vdekjeve, duke përfshirë dhjetra fëmijë. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se shkatërrimet nga përmbytjet do të përkeqësojnë shpërthimin e kolerës në Malavi.

Qeveria ka shpallur një gjendje fatkeqësie në 10 rrethe jugore që janë goditur më rëndë nga stuhia. Në dispozicion janë vendosur ekipe të shpëtimit për të gjetur njerëz të cilët dyshohen se janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Morgu i Spitalit, Mbretëresha Elizabeth është i mbushur me trupa, ndërsa familjet qëndrojnë në radhë të gjata në pritje për të identifikuar të afërmit e tyre.

Organizata bamirëse “Mjekët pa Kufij” ka bërë të ditur se mbi 50 fëmijë janë shpallur të vdekur. Agjencia qeveritare e ndihmës ndaj fatkeqësive tha se më shumë se 20,000 njerëz janë zhvendosur. Numri i viktimave pritet të rritet pasi disa zona mbeten të bllokuara për shkak të shiut. Stuhia ka dëmtuar gjithashtu furnizimin me energji elektrike në Malavi.

Komunitetet e varfëra me popullsi të dendur janë goditur më rëndë. Shembja e rrugëve dhe urave kishte penguar operacionet e shpëtimit, ndërsa helikopterët nuk mund të përdoreshin për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Qeveria ka apeluar për ndihmë për dhjetëra mijëra njerëz.

Freddy është cikloni tropikal më i fortë i regjistruar dhe gjithashtu mund i gjatë në një periudhë kohore, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i bën stuhitë tropikale në mbarë botën më intensive. Freddy kishte thyer rekorde për forcën e tij pasi përshkoi Oqeanin Indian nga Australinë veriperëndimore.

Etiketa: moti i keqnatyrastuhia

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Para
Fansat e Luizit nuk pëlqejnë Kiarën, miqtë e këngëtarit…

Fansat e Luizit nuk pëlqejnë Kiarën, miqtë e këngëtarit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com