GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subashi luan me 170 mln lekë, rihap tenderin e anuluar 2 herë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Subashi luan me 170 mln lekë, rihap tenderin e anuluar 2 herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Armando Subashit, pasi i shpëtoi SPAK-ut për inceneratorin e Fierit, po bën namin me tenderët publikë. Një nga këto është prokurimi me objekt “Blerje tubo betoni te armuara” me fond limit 17 759 100, 00 lekë. Gara për këtë prokurim është hapur sot (5 janar 2023) dhe pritet që të mbyllet më 20 janar 2023. Menjëherë Open Data Albania i ka dhënë këtij prokurimi “Flamurin e Kuq” dhe ka ngritur alarmin për korrupsion. Nga dokumentet mësohet se tenderi është anuluar më shumë se dy herë për boshllëqet dhe shkeljet. Por, pavarësisht kësaj, Subashi vazhdon skemën e tij dhe do t’ia japë këto 170  milionë lekë një klienti të preferuar.

Sipas rregullit, kur tenderi është anuluar më shumë se dy herë, ky prokurim duhet të mbyllet. Duket qartazi se arsyet e anulimit janë mungesa e interesit, risku për fondin limit, boshllëqe në dokumentacionet, apo mungesa e konkurrencës. Kritere kur anashkalohen krijojnë hapësira për korrupsion.

Në fakt, nga kërkimet rezulton se çdo vit Subashi blen tuba betoni.

Dhe në çdo vit ka mbyllur tenderët pa garë dhe në shkelje të ligjit. Tenderi në 2020 ka qenë me vlerë 100 milionë lekë dhe tenderi në 2021 me vlerë 90 milionë lekë të vjetra. Në të dyja rastet kontratat janë renditur te prokurimet me “Flamur të Kuq”, për mungesë konkurrence.

Ndërkaq bie në sy se çdo vit fituese e këtij tenderi është firma KOLA INVEST SHPK, në pronësi të Jani Kola dhe Sofokli Kola. Pra, ka gjasa që edhe në rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Kështu, Subashi vazhdon avazin, ndërsa qeveria i bën lëvdata. Kujtojmë se në mbledhjen e fundit me krerët e Bashkisë, kryeministri Rama vlerësoi pozitivisht punën e Armando Subashit, duke thënë se ka mundur të shmang përmbytjen e shumë zonave në Fier. E megjithatë, tokat e Fierit përmbyten çdo vit nga Vjosa dhe Semani!

Lexo edhe: Armando Subashi, i munguari i madh në hetimin e inceneratorit Fier

Etiketa: abuzimArmando SubashiBashkia Fiertender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
‘Kiara është seksi’, Kristi konkurrent me Luisin?

‘Kiara është seksi’, Kristi konkurrent me Luisin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com