GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subashit i mbetet në dorë fatura 370 MLN lekë, ia fali Bedri Sulës për tenderin e “ndriçimit diellor”

18:33 - 08/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 7 min
A A
Subashit i mbetet në dorë fatura 370 MLN lekë, ia fali Bedri Sulës për tenderin e “ndriçimit diellor”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Armando Subashi gjendet “ngushtë” para miqve të tij biznesmenë, me të cilët bashkëpunoi në tenderin e paligjshëm me vlerë 1.5 miliardë lekë për ndriçim fotovoltaik. Subashi, jo vetëm që ua dha tenderin në shkelje të ligjit dhe detyrës, por kërkon t’u japë qyl afro 370 milionë lekë pa bërë punë. Këtë pazar e ka bërë që kompania ELAL COM e Bedri Sulës të mos vendosë bateritë dhe aksesorë tjerë nëpër impiante me çmimin që ishte kontrata.

Pazari u përfundua në tenderin e vitit 2018 dhe kontratën e lidhur në 2019, por kap nga KLSH në auditimin e kryer në mes të vitit 2022. Në fakt, kompania deri më sot, jo vetëm që ka likuiduar vendosjen e baterive të pajisjeve ndriçuese në shtylla, por kërkojnë që t’u ulen nga llogaria vlera e tyre.

Biznesmeni kërkon të ndryshojë shifrat

Dhe pasi është rritur niveli i llumit të korrupsionit në tenderin e pambyllur (vazhdojnë faturimet për impiantet) biznesmeni i shkruan vetë KLSH-së për t’i lehtësuar barrën e fajit Armando Subashit.

Ky fakt merret vesh nga dy letra që ka nisur kompania ELAL COM në Kontrollin e Lartë të Shtetit më datë 15 dhjetor 2022 dhe 13 shkurt 2023. Arsyeja është kërkesa e përsëritur për të ndryshuar llogaritë e tenderit. Ky është një veprim i nxitur nga Subashi, i cili refuzon të zbatojë rekomandimin e KLSH-së që kompania të furnizojë të gjitha pajisjet që listoi në ofertën e saj.

Në këto shkresa nga subjekti “E” ShPK, kërkohet një opinion nga KLSh lidhur me faturimin e dy zërave “FV Support për montimin e baterisë” dhe “FV përcjellës me veshje speciale S 6 mm2 për lidhjen e pajisjeve”, për kontratën me objekt “Furnizim vendosje panele fotovoltaike me shtylla për ndriçim publik”, me datë 20 mars 2019, me vlerë 157,464,000 lekë pa TVSh. Pretendohet se në ofertë midis dy zërave ka kryqëzim të të dhënave mbi sasinë dhe çmimet. Por ky kryqëzim nuk qenka konstatuar në fazën e zhvillimit të procedurës nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

Në këtë mënyrë OE “E” ShPK është kualifikuar dhe është shpallur fitues me këtë ofertë nga Bashkia Fier, si dhe midis tyre është lidhur kontratë dypalëshe sipas këtij preventivi. “Të dy këto zëra nuk janë llogaritur në asnjë nga dy situacionet e hartuara për këtë projekt dhe janë lënë në diskutim dhe sqarim të mëtejshëm, edhe pse punimet kanë përfunduar. Referuar shkresës së Bashkisë Fier me nr. 9617/52, datë 01.02.2023, me lëndë “Kërkesë për faturim detyrimesh”, drejtuar subjektit “E ” ShPK, konstatohet se Bashkia Fier, pasi ka kualifikuar këtë operatorë ekonomik dhe ka lidhur kontratë me të, pretendon të korrigjojë në mënyrë të njëanshme ofertën e kompanisë të pranuar prej saj dhe vlerën e kontratës, e cila është e njëjtë me vlerën e propozimit”, theksohet nga KLSH në përshkrimin e dy letrave të Bedri Sulës.

Në këtë shkresë, nga Bashkia Fier i kërkohet operatorit ekonomik “E” ShPK të faturojë dy zërat e preventivit që në situacionin përfundimtar janë faturuar me zero lekë. Por Bashkia Fier për zërin “FV Support për montimin e baterisë, për njësinë 3,000 copë, në këtë shkresë vendos si çmim shifrën 560 lekë/njësi dhe jo çmimin 49 lekë/njësi, si është vendosur në ofertë nga subjekti, duke shkëputur çmimin e ofertës nga sasia e ofertës. Po ashtu për zërin “FV përcjellës me veshje speciale S 6 mm2 për lidhjen e pajisjeve”, për njësinë 66,000 ml, Bashkia Fier në shkresën e mësipërme vendos si çmim shifrën 49 lekë/njësi dhe jo çmimin 560 lekë/njësi, siç është vendosur në ofertë nga subjekti.

Si rezultat Bashkia Fier, për zërin “FV Support për montimin e baterisë, për njësinë 3,000 copë me çmimin 560 lekë/njësi, rillogarit një detyrim prej 1,680,000 lekë, nga 147,000 lekë që ka vlerën ky zë në ofertën e operatorit. Vlera e rillogaritur nga Bashkia Fier për këtë zë është 1,533,000 lekë më shumë nga vlera e këtij zëri në kontratë.

Bashkia Fier, për zërin “FV përcjellës me veshje speciale S 6 mm2 për lidhjen e pajisjeve”, për njësinë 66,000 ml, rillogarit një detyrim prej 3,234,000 lekë nga 36,960,000 lekë që ka vlerën ky zë në ofertë dhe kontratën dypalëshe. Vlera e rillogaritur nga Bashkia Fier për këtë zë është 33,726,000 lekë më pak nga vlera e këtij zëri në ofertë dhe në kontratë.

Korrigjimi i ofertës dhe i kontratës nga Bashkia Fier, në fazën e përfundimit të punimeve, shoqërohet me kosto financiare për kontraktorin në vlerën 32,193,000 lekë më pak, nga vlera e ofertës dhe kontratës.

Kurse subjekti që fitoi tenderin pranon rillogaritje, por kërkon që faturimi i tyre të bëhet bazuar mbi këtë kryqëzim, duke ruajtur kështu të pandryshuar vlerën e këtyre dy zërave dhe vlerën totale të ofertës dhe kontratës së lidhur me Bashkinë Fier.

Kujtojmë se tenderi për këtë vendim është shmangur vendimmarrja e Këshillit Bashkiak. Në procedurë kanë marrë pjesë 3 Operatorë Ekonomikë, është skualifikuar 1 kompani për mangësi në dokumentacion, për një tjetër komisioni është shprehur se është tërhequr nga gara, dhe është skualifikuar një  Bashkim i Operatorëve Ekonomikë.

Në vitin 2018, Open Data Albania do t’i akordonte “Flamurin e kuq” për tenderin kryetarit Subashi dhe dy biznesmenëve. Kjo ishte shenja e riskut të korrupsionit.

Katër vjet më vonë, kjo ndo të vërtetohej edhe nga raporti i KLSH. Dy kompanitë që fituan tenderin si bashkim operatorësh ELAL COM shpk dhe BE-IS shpk, veç mangësive nuk kanë pasur kushtet e nevojshme teknike, as mjetet për të kryer punimet. Raporti i vitit 2022 theksonte se “në qoftë se do të ishte studiuar dhe hartuar fizibiliteti për këtë investim, do të rezultonte se vlera e përdorur nuk është me përfitim ekonomik. Pra, n.q.s. do të përdorej energjia e rrjetit, pa llogaritur koston e panelit me këtë fond Bashkia Fier, do të mund të paguante energjinë e afërsisht 14 viteve.”

KLSH i qëndron rekomandimit që i ka lënë Subashit në vitin 2022, pra kompania fituese e tenderit të kryejë furnizimin e baterive dhe telave me vlerë 369 600 000 lekë.

Ndërkohë Armando Subashi, i cili është në krahun e biznesmenëve që u fali tenderin, vazhdon të mos e pranojë rekomandimin e KLSH të bërë dy vjet më parë. Audituesit shkuan sërish në Fier në fund të vitit të kaluar dhe e gjetën blozë institucionin e kryetarit të superfuqishëm të Fierit.

Më 4 mars 2024, në selinë e KLSH, u zhvillua takimi përfundimtar me përfaqësuesit e Bashkisë Fier, mbi trajtimin e observacioneve të e Projektraportit të auditimit. Subashi i cili me sa duket i shpëtoi qelisë në rastin e hetimeve të SPAK inceneratorit të Fierit, duket se ka fituar një vetëbesim se ia hodhi, meqenëse e ka emrin “prapa liste” në hetimet për korrupsionin.

Ja si vidhen paratë e bashkisë Fier përmes tenderave 

Në 5 raste nga auditimi i procedurave të prokurimit të zhvilluara përgjatë periudhës 01.01.2022-31.12.2022, u konstatua se nga Bashkia Fier nuk dokumentohet argumentimi i volumit të punimeve që do të kryhen, sasitë e mallrave që nevojiten si dhe hartimi i fondit limit. Kjo ka ndodhur tek tenderat “Blerje malli për rikonstruksion rrugë të brendshme të Bashkisë Fier”, viti 2022; “Blerje materiale hekuri”, viti 2022; “Blerje pajisje sportive për zhvillimin e ndeshjeve sportive në Pallatin e Sportit të lojërave me dorë”; “Blerje materiale elektrike për ndriçim publik në institucionet e Bashkisë Fier”; “Furnizim vendosje parketi profesional sportiv në Pallatin e Sportit të lojërave me dorë”, viti 2022.

Po ashtu, në tenderat e mësipërm u gjetën mangësi në dokumentet e kompanive fituese, që nuk përmbushnin kriteret. U konstatuan mangësi në fazën e zbatimit të kontratës, marrjen në dorëzim të mallrave dhe shërbimeve, dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesi nuk është në përputhje me kërkesat e DST-ve, mungon dokumentacioni justifikues.

Ndërkaq, KLSH ka firmosur kërkesën për vënien nën hetim administrativ të Agjencisë së Prokurimeve Publike të 17 zyrtarëve të tenderave të bashkisë Fier, përfshirë nënkryetarin Andius Olldashi, për të vilin kërkohet ndëshkim me gjobë në raport me shkeljet e kryera.

Moszbatimi i rekomandimeve

Më vitin 2022, për përmirësimin e gjendjes janë rekomanduar 51 masa organizative, të cilat janë pranuar plotësisht, por janë zbatuar vetëm 4 masa dhe janë në proces zbatimi 8 prej tyre. Ndërsa nuk janë zbatuar 35 masa.

“Nga 5 masa shpërblim dëmi të cilat janë pranuar nga bashkia në vlerën 1,767,763 lekë, janë zbatuar 4 masa në vlerë 1,574,851 lekë si dhe është zbatuar pjesërisht 1 masë në vlerën 192,912 lekë për të cilën bashkia ka njoftuar subjektet për arkëtimin vullnetar të detyrimit, por nuk kanë kryer pagesën.

Për masat disiplinore, i është rekomanduar Kryetarit së Bashkisë Fier, që t’i kërkojë Komisionit Disiplinor, të fillojnë procedurat për dhënien e masës disiplinore nga “Vërejtje”, deri në “Largim nga shërbimi civil”, për 18 punonjës të cilët trajtohen me status të Nëpunësit Civil si dhe “Vërejtje” deri në “Zgjidhje të kontratës së punës”, për 5 punonjës.

Sipas auditimit, nuk është ndërmarrë asnjë procedurë për zbatimin e këtij rekomandimi.

Ç’po ndodh? Subashi po bën “kryengritje” ndaj ligjit dhe shtetit duke e drejtuar bashkinë si një pashallëk.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Armando SubashiBashkia FierBedri SulaELAL COMFierKLSHkryesore2Subashitender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Aksident në Kamëz, makina përfundon në oborrin e banesës

Aksident në Kamëz, makina përfundon në oborrin e banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com