GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Subvencionet për fermerët shndërrohen në skemë lëmoshe

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Pikiata e bujqësisë, pëson rënien më të fortë që nga viti 1997
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga skema mbështetëse në bujqësi mesatarisht një fermer në 2024 pritet të përfitojë rreth 46 mijë lekë. Këtë vit janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël se në vitin 2023. Për pasojë aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer.

“Sasia e parave në dispozicion të fermerëve është shumë e ulët, duke hequr naftën falas për bujqësinë pjesa tjetër është 43% më pak se shuma e dhënë në 2023. Në një nga pikat thuhet se nëse numri i aplikimeve është më i madh për një skemë atëherë bëhet një ndarje proporcionale, në këtë rast fermeri me 10 lopë do marri më pak nga ç’ka i takon”, shprehet profesori Gjok Vuksani.

Risi në këtë vit në skemën mbështetëse të bujqësisë është dhe aplikimi në grup apo nëpërmjet shoqërive të bashkëpunimit bujqësor. Sipas Ministrisë së Bujqësisë janë 321 grupe fermerësh dhe 21 shoqëri të cilat pretendojnë të përfitojnë nga fondet në dispozicion.

“Bashkimi i fermerëve mbi bazën e këtyre grupeve bëhet pa një akt legal, bëhet me një marrëveshje të panoterizuar sipas udhëzimit. Por pyetja është a do ketë qëndrueshmëri ky grup”, shtoi profesori për A2 CNN.

Sipas Vuksanit, skema nxjerr në dukje edhe rënien e numrit të bagëtive e për rrjedhojë edhe të blegtorë. Aplikimet për subvencionet për lopët arriti në 3851, të imtat 5437.

“Një numër shumë më i vogël para 4-5 vitesh që ishte rreth 6 mijë aplikime për subvencinet. Kjo tregon që numri i fermerëve që merren me mbarështimin e lopëve dhe numri i lopëve është reduktuar”, tha ai.

3.3 miliard lekë në dispozicion, thënë ndryshe sa gjysma e një vitit të kaluar, sipas ekspertëve, janë një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral.

Etiketa: bujqesiaFermerëKryesore1subvencione

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Lumturia nuk zgjati shumë! Dje u lirua, sot iu vunë prangat. Në janar i ekzekutuan djalin, kush është “Buzëderri”?

Lumturia nuk zgjati shumë! Dje u lirua, sot iu vunë prangat. Në janar i ekzekutuan djalin, kush është "Buzëderri"?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com