GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Subvencionimi për njësi prodhimi në bujqësi, KASH: Të fillojë me…

në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbiprodhimi i vajit të ullirit rrezikon “bumerangun”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) kërkon aplikimin e subvencioneve për njësi prodhimi në bujqësi. Në një dokument dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, KASH sugjeron subvencione për njësi prodhimi sipas cilësisë, fillimisht për ullirin dhe vajin e ullirit, si dhe në blegtori, për qumështin dhe mishin. KASH e vlerëson financimin për njësi prodhimi si një mekanizëm më efikas të subvencionimit të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit.

Në vitet e fundit, prodhimi në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë është shfaqur në stanjacion. Ekspertët vlerësojnë se kjo ka ardhur si rezultat i shpopullimit të zonave rurale, rritjes së kostove për fermerët, por edhe i politikave të gabuara shtetërore, si ndërprerja e rimbursimit të TVSH-së për prodhimin që tregtarët dhe agropëprunuesit mbledhin nga fermerët vendas. KASH vëren se ky është një problem madhor që ka dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhimit vendas dhe ka ndikuar negativisht ecurinë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ndërsa bujqësia ka hyrë prej vitesh në një cikël të rënies së kontributit të vet në ekonominë e vendit, KASH këmbëngul që shpëtimi i këtij sektori kërkon angazhimin e burimeve më të mëdha financiare nga qeveria shqiptare. Sipas përllogaritjeve KASH, buxheti i MBZHR për vitin 2024 duhet të rritet me 90 milionë euro, për t’iu përgjigjur nevojave minimale të mbështetjes së bujqësisë në vend.

Gjithashtu, KASH nënvizon nevojën urgjente për të riaktivizuar programin IPARD si burimi kryesor i financimit të bujqësisë, nëpërmjet një analize kritike të problemeve që çuan në pezullimin e disbursimit të fondeve të Bashkimit Europian.

KASH gjithashtu kërkon një sërë ndryshimesh ligjore që do të ndihmonin zhvillimin bujqësor, si amendimin e ligjit “Për shoqëritë e Bashkepunimit Bujqësore”, apo amendimin e ligjit “Për Ullirin dhe cilësinë e vajit të ullirit” dhe nxjerrjen e disa akteve nënligjore për konsolidimin e cilësisë së produktit.

Gjithashtu, KASH kërkon fillimin e punës për hartimin dhe zbatimin e një strategjie rajonale dhe kombëtare të përpunimit të mbetjeve organike në zonat rurale. KASH gjithashtu ka nënvizuar se shpopullimi i zonave rurale dhe rritja e kostove të prodhimit kërkon një rritje të investimeve për rritjen e nivelit të mekanizmit dhe inovacionit në bujqësi.

Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit, këto mjete duhet të kishin dalë jashtë përdorimit. Nga ana tjetër, edhe parcelizimi tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve të mekanizuara.

Një problematikë e ngjashme ekziston edhe për linjat ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para blegtorale. KASH vëren se mundësitë e fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara. Shumë mjete që janë në gjendje pune nuk kanë targa dhe janë me borxhe të pashlyera, ndërkohë, qendrat e agroservisit për riparimin e mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë janë reduktuar tashmë në 13./Monitor

 

 

Etiketa: kashsubvencionim

Lajme të lidhura

Kursi i këmbimit valutor për 31 korrik, sa blihen dhe shiten euro, dollari e monedhat e tjera
Aktualitet

Kursi i këmbimit valutor për 31 korrik, sa blihen dhe shiten euro, dollari e monedhat e tjera

07:53 - 31/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 30/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 29 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 29/07/26
Para
Alarmante/ 400 autobusë me udhëtarë nisen çdo ditë nga Prishtina për në Evropë

Alarmante/ 400 autobusë me udhëtarë nisen çdo ditë nga Prishtina për në Evropë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
KRYESORE

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

Edhe dita e sotme, 1 gusht, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke sjellë...

Lexo më shumë
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com