GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë në rajonin baltik

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë në rajonin baltik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kishte efekt stabilizues nga i cili do të përfitonin të gjitha shtetet e Detit Baltik, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde më 13 maj, pasi Finlanda fqinje ka treguar përkushtim për t’iu bashkuar aleancës.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forconte portën ndaj konflikteve ushtarake dhe do të kishte efekt të parandalimit të konfliktit në veri të Evropës”, ka thënë Linde para gazetarëve, teksa ka prezantuar një vlerësim parlamentar për çështje të sigurisë.

Pushtimi rus në Ukrainë ka shtyrë Suedinë dhe Finlandën të rivlerësojnë qëndrimet e tyre si shtete neutrale prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në raportin e prezantuar për sigurinë, është thënë se Suedia do të ishte më e cenueshme nëse mbetet vendi i vetëm baltik jashtë NATO-s, ndonëse është përmendur se Rusia mund të hakmerret nëse Stokholmi aplikon për anëtarësim në aleancë.

“Nëse Suedia vendos të kërkojë anëtarësim në NATO, ka rrezik të reagimit nga Rusia”, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

“Më lejoni të theksoj se ne jemi të përgatitur për çfarëdo kundërpërgjigje”, ka shtuar ai.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, ka thënë më 12 maj se duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO, “pa vonesa”.

Suedia pritet të ndjekë shembullin e Finlandës dhe mund të aplikojë për anëtarësim më 16 maj./REL

 

Etiketa: NATOSuedi

Lajme të lidhura

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake
Botë

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret
Botë

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Para
Makina e dyshuar tip “Golf”, u ndoq nga policia, ja si u arrestua i riu

Durrës/ Nëna denoncon e shqetësuar në polici: Më ka humbur vajza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com