GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sukses i Opozitës në këtë alternativë politike që i ka ardhur në dorë

17:30 - 12/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Sukses i Opozitës në këtë alternativë politike që i ka ardhur në dorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Dylgjeri –  Godinat 50-vjeçare, që do të “Auditohen teknikisht” i dhurojnë fitoren e sigurtë opozitës.

Partitë politike që i përkasin opozitës kanë një arsenal të tërë votash të dhuruar me shumë bujari nga idiotësia dhe pangopësia për të bërë para, e Kryeministrit në fushatën zgjedhore të 14 majit.
Sipas projektvendimit të fundit të qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50-vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik:
Të paktën 122. 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi për auditimin teknik, që parashikon qeveria. Ndërkaq, janë edhe rreth 180 mijë ndërtesa të tjera, që nuk u njihet viti i ndërtimit e ku mund të bëjnë pjesë edhe godinat mbi 50-vjeçare, sipas këtij projektvendimi megavjedhje.
Të ndara sipas qarqeve, rezulton se numrin më të lartë të këtyre ndërtesave e ka Tirana, Elbasani, dhe Korça, ndërsa pas tyre vijnë Fieri, Vlora dhe Shkodra.
Vetëm një i çmëndur dhe i papërgjegjshëm, militant i verbuar nuk mund të kuptojë se çfarë fshihet mbrapa këtij vendimi, që mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje, vjedhja dhe grabitja e shekullit e pronës së qytetarëve shqiptarë të pambrojtur nga shteti. Me këto prona do të bëjnë superdollarë në radhë të parë vetë Kryeministri, por edhe të gjithë grabitësit oligarkë që qëndrojnë me lugë në brez pranë tij.
Pas ketij “Projekti”, qytetarin, me prishjen e baneses dhe rindertimin nga privati e fusin akoma me thelle ne borxhe e kredira bankare.
Ne nje pronocim ne TV Euronews, zv/Ministri i infrastruktures Artan Shkreli na tha:
“Nuk di të them saktësisht se çfarë do të ndodhë! Shteti nuk bën pallate, natyrisht që privati do ti bëjë.., sigurisht që do të ketë dhe mundësi që tu jepet qytetarëve mundësia që të marrin një kredi sepse mund të ndahen koston 50% me 50% me shtetin. Se si do të përzgjidhet privatet nuk di të them. Ky draft ka shumë gjëra që duhen përpunuar. Shumë detaje nuk janë specifikuar. Pse atij që po i shembet shtëpia mbi kokë kush duhet t’ia bëjë? As s’e ka siguruar, as asgjë ai,”- tha Shkreli.
Një qeveri si e jona, që nuk ka lënë pronë publike pa grabitur dhe vjedhur, padyshim që as do t’ia dijë për problemet që mund t’i gjejë qytetarët nga një tërmet tjeter financiar, borxhesh, por qëllimi i vetëm është, që përpara se populli t’i shkulë me votë, të ketë arritur t’i grabisë qytetarëve të mjerë, të vetmen gjë që i ka mbetur, pronat, apartamentet e fituara me mund dhe me djersë dhjetëra vjeçare. Këto prona tashmë dikush i ka kthyer në dyqane, dikush për ambiente banimi dhe i ka dhënë me qera dhe rron vetëm me të ardhurat e tyre, dikush kalon ditët e fundit të pleqërisë së vështirë, në këto kohë krizash, kur mbretër të pasurive publike janë vetëm Kryeministri me ortakët oligarkë.
Ky është rasti më ideal për opozitën për të fituar një avantazh të mundshëm prej: 122.600 ndërtesa herë 5 persona për një familje të grabitur, rezulton një shumë prej minimum 613.000 mijë vota të sigurta, nëse Kryeministri nuk do të përdorë metoda të sofistikuara vjedhjeje.
Në këtë mega grabitje të shekullit do të përfshihen edhe vetë socialistët e ndershëm, por edhe patronazhistët aktivë, të cilët Kryeministri në gjëndje tëpër të rënduar prej sëmundjes maniako-depresive të grumbullimit të letrës me vlerë të pangopësisë me paranë, ka vendosur të mos i kursejë përpara se të zhduket nga sytë këmbët dhe të hajë në ndonjë qoshe të botës paratë e vjedhura. Një gjë do të jetë e sigurtë, që fadroma e rrafshimit të godinave do të shkojë edhe në themelet e patronazhistëve në datën 15 maj, nëse zgjedhjet fitohen prej tij.
Suksesi i sigurtë i fitores nga të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie të opozitës, në qytetet ku ndodhen këto godina, ka të bëjë vetëm një premtim, që i duhet dhënë qytetarëve: premtimi i sigurtë që këto godina do të auditohen me ligj, por ata që do të mbrohen janë në radhë të parë pronarët e godinave, të cilët do të jenë të vetmit që duhet të kenë të drejtën të negociojnë me ndërtuesit privatë që do të afrohen për të zhvilluar pronat e tyre. Ajo që mund të bëjë qeveria për t’i ndihmuar mund të jetë vetëm afrimi i projekteve bashkëkohore pa kosto në favor të tyre. Asgjë tjetër dhe asnjë premtim nuk mund të prevalojë për qytetarët votues se sa interesi dhe siguria që godinat, apartamentet e tyre, pronat e tyre nuk do të preken, nuk do të grabiten nga dinosauri i korrupsionit. Edhe sikur me datën 15 maj të hyjmë në BE, një gjë është e sigurtë se në BE nuk hyhet pa shtëpi dhe prona private.
Suksese opozitës!
Etiketa: YLLI DYLGJERI

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Evra tregohet shumë i qartë për diskutimin Messi-CR7

Messi tjetër rekord, askush si ai në historinë e futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

10:58 - 26/02/26

Kryabashkuaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur  në Gjykatën e Posaçme. Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e...

Lexo më shumë
Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

10:51 - 26/02/26
U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

10:37 - 26/02/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Arben Malaj u bën thirrje socialistëve: Kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen

10:09 - 26/02/26
Sekuestrohet hoteli luksoz në Korçë dhe miliona lekë pasuri

Shantazhoi një grek se do t’i publikonte video intime dhe i mori 4000 euro, arrestohet korçari (Emri)

09:58 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com