GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sukseset e qeverisë! Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë

09:51 - 05/02/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sukseset e qeverisë! Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagëk sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.

Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.

Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.

Pagat në Europe

Sipas Eurostat, në janar 2025, paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.

Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Vendet e BE-së që nuk kishin një pagë minimale kombëtare ishin Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Paga minimale mujore ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, nga 551 € në Bullgari deri në 2 638 € në Luksemburg.

Ndër 10 vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk e kishin të tillë.

Bazuar në nivelin e pagës minimale mujore bruto kombëtare në fuqi më 1 janar 2025, e shprehur në euro (€), vendet e BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme, si më poshtë:

-Mbi 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 1 802 € në Francë deri në 2 638 € në Luksemburg.

– Nga 1 000 € deri në 1 500 € në muaj: Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja, Sllovenia, Polonia, Lituania, Portugalia dhe Qipro. Paga minimale kombëtare varionte nga 1 000 € në Qipro deri në 1 323 € në Spanjë (niveli në fuqi më 1 korrik 2024).

– Nën 1 000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 551 € në Bullgari deri në 970 € në Kroaci.

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

Norma mesatare vjetore e rritjes midis janarit 2015 dhe janarit 2025 ishte më e larta në Rumani (+14.1%), e ndjekur nga Lituania (+13.2%), Bullgaria (+11.6%) dhe Polonia (+10.3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore ndër vendet e BE-së u regjistruan në Francë (+2.1%) dhe Maltë (+2.9%).

Shënim: Për vendet që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare (Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania), si dhe për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate (përveç Malit të Zi), si dhe për Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro (€) duke përdorur kursin e këmbimit në fuqi në fund të dhjetorit 2024./Monitor

Etiketa: Kryesore1minimalepagaShqiperi

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia
Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Para
Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare

Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com