GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sula i ashpër: Qëllimi i Lulzim Bashës është të copëtojë partinë

14:53 - 25/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula i ashpër: Qëllimi i Lulzim Bashës është të copëtojë partinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se zgjedhjet për kryetar të PD-së në 29 korrik janë jolegjitime dhe do ta përçanin partinë.

Sula ka folur për nismën e 7 deputetëve për të penguar zgjedhjet për kryetarin e ri më 29 korrik.

Ai shtoi se interesi i ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe përkrahësve të tij, është të copëtojnë edhe atë pjesë të PD-së që sipas tij ka mbetur.

“Bashkë me kolegët e mi, pas zgjedhjeve të 14 majit, duke qenë anëtarë të PD, kemi kërkuar drejtpërdrejtë që zoti Bardhi qe të ndalte kjo marrëzi. Ndaj u mor nisma. Nuk është diçka që e mendoj unë, (kundër zgjedhjeve), është një realitet që ka filluar pas 14 majit. Tre-katër ditë pas zgjedhjeve, dorëheqja e Alibeajt ishte e programuar për t’u hapur rrugë drejt zgjedhjes së Bashës. Nuk jemi të pozicionuar as me zotin Berisha dhe as me zotin Basha, por kemi meritë për çka po ndodh. Ne kuptojmë se kjo rrugë që ka nisur Basha, është që ajo copë që i ka ngelur atij, të ‘shqyhet. Donin që ajo pjesë e PD-së që ngeli, të copëtohej.

Është marrëzi që po e marrin zoti Basha dhe të tjerë. Këto akuza që i bënin zotit Berisha për shkelje statuti, po i bëjnë të njëjtat gjëra tani. Si e kanë këtë guxim. Këto e konsiderojnë PD, të dyja palët si pronë të tyre, duke shkelur statutin. A ka logjikë politike dhe morale që PD, e cila është pa kryetar, këto funksione i ushtron zoti Bardhi. Atij iu mor dhe vula.

Çfarë marrëzie po bëjnë! Zoti Çollaku nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë që janë marrë firmat, shikoni sistemin TIMS dhe fotot e tij. Kjo është çmenduri dhe marrëzi që duhet ta ndalojmë. Ndaj zoti Bardhi ditën e enjte ka thirrur Këshillin Kombëtar. Vendimi që do të merret në mbledhje është shkarkimi i Alibeajt. S’e kam besuar se do të ndodhte një gjë e tillë.

Unë mendoj se zoti Basha, me mbështes që janë të pakicës, nuk duhet të vazhdojnë në këtë marrëzi. I gjithë uji shkon në mullirin e Ramës. Zoti Basha nuk vjen fare në Kuvend që të bëjë opozitë në një kohë kur aty diskutohen projektligje të rëndësishme. Sipas statutit, zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Zgjedhjet e 29 korrikut janë nul, nuk kanë asnjë vlerë juridike dhe statutore. Deri në muajin shtator, do të jetë kohë për reflektim”, tha Sula.

 

Etiketa: BASHAKryesore1Sula

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Kërkesat e studentëve, reagon Begaj: Do shqyrtoj argumentet e tyre

Kërkesat e studentëve, reagon Begaj: Do shqyrtoj argumentet e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com