GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sula: PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Primaret në PD, Sula: Beteja jonë është me Edi Ramën, jo me njëri-tjetrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti aktual i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. I ftuar në studion e News24, Sula u shpreh se megjithëse nuk ishte as në listën e hapur as në atë të mbyllur, i kishte garantuar Flamur Nokës 10 mijë vota në rrethet e Peqinit dhe Belshit, por rezultatet ishin shumë të ulëta. Sula shtoi më tej se PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe kritikoi liderët aktualë të partisë, duke sugjeruar që opozita duhet të mbështesë SPAK-un, pasi Struktura e Posaçme shihet si shpresë nga qytetarët.

“Nuk kam qenë as në listë të hapur dhe as në listë të mbyllur të PD-së. Më mori në celular Flamur Noka. I kërkova që të jem në Peqin dhe i garantova që do merrja mbi 10 mijë vota. Përfundoi Peqini me 2300 vota dhe në Belsh me 1.500 vota. Kam votuar për person, nuk kam votuar për parti. E prisja këtë rezultat. E kam paralajmëruar më 26 korrik 2024, e kam thënë në parlament, kam thënë Rama i ke zgjedhjet i ke të fituara dhe rrezikon që të fitosh zgjedhjet me shumicë të cilësuar. Kjo ndodhi për një Kod mizerabël, që e bëri edhe Sali Berisha me njerëzit rreth tij. Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. Ti mund të humbasësh ndeshjen 1:0, por kur e humb 5:0 a 10:0 në futboll atëherë nuk ke çfarë të kërkosh, se ke ekip të dobët.

Te PD nuk dëgjojnë më zërin e qytetarin. Sali Berisha më ka premtuar që do mundë Ramën. Por nuk e mund dot Ramën. Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Nuk janë zgjedhje të vjedhura ekstremisht. Partia Demokratike sot ka probleme. Ka nga ata në PD që nuk hapin telefonin. Problemi te PD është se opozita është e përçarë, disa persona kanë zënë pozita të larta edhe pa e merituar. Ne kemi votën e militantëve ekstremistë. Tre njerëzit që drejtojnë PD-në janë Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Berisha nuk duhet të ishte kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë aleat më të madh SPAK-un. Shumë demokratë e dinë se humbasin. Sali Berisha nuk është ai i 2005-ës. Pas 2005, nuk kemi fituar asnjë shumicë të shqiptarëve,” tha Sula.

Etiketa: Dash SulaPDzgjedhje 2025

Lajme të lidhura

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Para
Ukraina: Një konferencë e dytë paqeje nuk do të thotë fillim i negociatave me Rusinë

SHBA dhe Europa i japin dritën jeshile Ukrainës: Mund të përdorin raketat me rreze të gjatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com