GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sula: Qeveria më e papërgjegjshme në rajon për të përballuar krizën

09:57 - 10/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa anti-krizë, Dashnor Sula: Qeveria po nëpërkëmb pensionistët dhe familjet në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, duke komentuar raportin e Bankës Botërore, thotë se qeveria shqiptare është më e papërgjegjshmja në rajon për të përballuar krizën.

Deputeti demokrat thotë se Shqipëria është e fundit në rajon për ndihmën që kemi dhënë ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Vetëm 0.3% të PBB.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula shprehet se “krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi, ku paketa e ndihmës sociale e zbatuar në vitin 2022 në përgjigje të krizës së kostos së jetesës është sa 1.2 e PBB-së”.

Postimi:

?Qeveria Shqiptare më e papërgjegjshmja në rajon për të përballuar krizën.

?Para pak muajsh, debatuam në Parlament buxhetin për vitin 2023. Një nga gjërat për të cilën e kam akuzuar më shumë këtë qeveri gjatë debatit, ishte mungesa e vëmendjes dhe papërgjegjshmëria për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve për të përballuar krizën ekonomike. E kam përmendur disa herë se jemi të fundit në rajon për ndihmën që kemi dhënë ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Vetëm 0.3% të PBB.

?Në atë kohë, përgjigja që merrja me arrogancë nga qeveria dhe ministrja e financave ishte fakti se në 0.3%-ndëshin nuk llogaritej subvencionimi për energjinë.

?E vërteta vonon por nuk harron. Dhe Banka Botërore konfirmon se qeveria shqiptare është më e papërgjegjshmja në rajon në raport me ndihmën e akorduar për qytetarët e vet në përballimin e krizës. Edhe duke llogaritur subvencionimin për energjinë ndihma e akorduar përben 1.9% te Prodhimit te Brendshëm Bruto. Edhe me këtë jemi të parafundit në Rajon.

?Shqipëria gjatë vitit 2022 ka shpenzuar për masat mbështetëse dhe për mbrojtjen sociale 0.6% të PBB-së, ndërkohë kostot për subvencionet e energjisë ishin sa 1.3% e PBB-së. Nisur nga të dhënat ndihma e shtetit shqiptar për familjet në nevojë është në total sa 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

?Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi, ku paketa e ndihmës sociale e zbatuar në vitin 2022 në përgjigje të krizës së kostos së jetesës është sa 1.2 e PBB-së. Në rajon kostot më të larta për paketën e mbrojtjes sociale i llogarit Kosova me 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në total. Bosnje Hercegovina ndjek Kosovën me 3.7% të PBB-së, pasuar nga Serbia me 3.3%. Ndërkohë, paketa e mbrojtjes sociale ne Maqedoninë e Veriut llogaritet sa 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij vendi. Referuar shifave Kosova mban vendin e parë me paketën me të madhe për mbrojtje ndaj familjeve në nevojë në përgjigje të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve gjatë vitit 2022.

Etiketa: Kryesore1qeveriSula

Lajme të lidhura

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Aksident në Itali/ Humbin jetën 4 të rinj, 3 nga Maqedonia e Veriut

Aksident në Itali/ Humbin jetën 4 të rinj, 3 nga Maqedonia e Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com