GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Suli abuzon, SPAK hesht”/ Balliu, flet “pa filtër” kundër socialistit

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Suli abuzon, SPAK hesht”/ Balliu, flet “pa filtër” kundër socialistit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klevis Balliu, një nga eksponentët më në zë të Partisë demokratike, nuk është kursyer aspak gjatë deklaratës së tij për mediat ku ka akuzuzar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli se po kryen abuzime madhore me fondet publike. Balliu përmendi rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” si një nga rastet ku ka patur abuzim të një shkalle, sipas tij, “industriale”.

Gjatë deklaratës, demokrati shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe që kryenin këto abuzime, SPAK ka qëndruar pasive, duke bërë sikur nuk e ka idenë që po ndodhin këto lloj abuzimesh.

Deklarata e Plotë:

Të nderuar banorë të Kamzës: Bashkia Kamëz, e drejtuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, ka kryer abuzime të shkallës indrustriale me paratë publike, sidomos me fondet e rindërtimit. Një ndër rastet e shumta është procedura e prokurimit për “Rikonstruksion të shkollës 9 Vjecare “Azem Hajdari” Zall Mner, Bashkia Kamëz”. Hajdutët e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, e kryejnë abuzimin dhe vjedhjen edhe për objekte, të cilat mbajnë emrin e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari. Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike të 20 Dhjetorit 2022 të Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkimi i operatorëve ekonomikë “Kupa & Udha” Shpk është shpallur fitues në këtë tender. Ndërkohë, referuar Buletinit të Njoftimeve Publike të datës 28 Dhjetor 2022, Bashkia Kamëz më 20 dhjetor 2022 ka nënshkruar kontratën për objektin e mësipërm, me shoqëritë e sipërcituara. Pra, në datën 20 dhjetor 2022 kanë bërë publik Formularin e Njoftimit të Fituesit dhe po në atë datë të Buletinit pasardhës, sqarojnë që është lidhur edhe kontrata.

SPAK-u dhe çdo instancë ligjzbatuese në vend bën sikur nuk e di se çfarë shkeljesh kryhen në Bashkinë Kamëz, ndërkohë që këto dokumente dhe informacione janë publike. Së dyti, fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 269,364,773 lekë pa TVSH. Oferta e shoqërisë fituese sipas formularit të njoftimit të fituesit është 269,064,786 lekë pa TVSH. Pra, të nderuar taskapagues të Bashkisë Kamëz, zhvillimi i kësaj procedure rindërtimi ju ka kursyer 299,987 lekë. Pra, në një fond limit 2 miliard e 700 milion lekë, tenderuesit e Z. Rakip Suli ju kanë kursyer 3 milion lekë, pra rreth 0.11%. Kjo ka ndodhur sepse abuzimi me këtë fond rindërtimi nuk ka patur si qëllim mirëpërdorimin e fondeve publike, uljen e shpenzimeve proceduriale, nxitjen e konkurencës dhe rritjen e eficensës. Zhvillimi i kësaj procedure ka patur si qëllim abuzimin me fondet e rindërtimit, dhe përdorimin e parave të vjedhura për fushatë elektorale. Përsëri SPAK –u nuk di gjë për këto abuzime, pavarësisht se informacioni dhe dokumentacioni janë publik.

Së treti, disa ofertues janë skualifikuar në këtë tender abuziv, me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim për numrin e punonjësve. Ndërkohë, edhe shoqëria fituese nuk e plotëson këtë kriter për kualifikim. Sërish SPAK nuk e ka ditur që, vetëm një ditë përpara se Bashkia Kamëz të publikonte formularin e Njoftimit të Fituesit më 20 dhjetor 2022, në Buletinin nr. 173, datë 19 Dhjetor 2022, shoqëria “Kupa” është shpallur fituese nga Ujësjellës Kanalizme SHA Dibër. Gjithashtu, po ti referoheni edhe buletineve të tjerë, kjo shoqëri ka patur disa kontrata në proces, përpara se të shpallej fitues në Bashkinë Kamëz. Pra, të gjithë personat e përfshirë në këtë vjedhje dhe abuzim me fondet publike, minimalisht të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe titullari i Autoritetit Kontraktor që ka miratuar raportin përmbledhës dhe ka lidhur kontratën, për mbajtjen e dy standardeve në vlerësimin e ofertave, me pasojë shkeljen e ligjit, do të marrin së ndëshkimin e merituar.

Së fundmi, duke qenë se Kryetari në ikje Rakip Suli, ka menduar se duke autorizuar persona të tjerë për të bërë miratimin e raportit përmbledhës dhe lidhjen e kontratave, do të shpëtojë vetë, i bëjme me dije se nuk e shmang dot ndjekjen penale. I sugjerojmë personit të autorizuar prej tij, të bëhet bashkëpuntor me drejtësinë. I bëjmë me dije Rakip Sulit se, bazuar në nenin 73 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, je direkt personi përgjegjës që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor, për caktimin e personave përgjegjës. Pra, Z. Rakip Suli duhet ta mësojë që personi i autorizuar prej tij ka kompetencën vetëm për procesin e prokurimit, por nuk është personi që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor. Partia Demokratike me ardhjen në pushtet, garanton transparencë dhe ri-audit të menjëhershëm nga ekspertët më të mirë, të të gjitha fondeve publike të shpërdoruara nga Bashkia Kamëz.

Etiketa: BalliuPDRakip SuliSpak

Lajme të lidhura

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Para
50 vjet pas vdekjes, Pikaso një gjeni apo një përbindësh?

50 vjet pas vdekjes, Pikaso një gjeni apo një përbindësh?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë...

Lexo më shumë
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom