GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i fal 460 mln lekë Rrog Gegës për të vendosur drita në 3 rrugica

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli i fal 460 mln lekë Rrog Gegës për të vendosur drita në 3 rrugica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rakip Suli po i bie më sëpatë fondeve të Bashkisë Kamëz. Ndërkohë që vendi është pushtuar nga stuhia, rrugët janë bllokuar dhe është e pamundur të punohet, Suli kujtohet të rregullojë trotuaret dhe dritat në tre rrugica të Kamzës. Ai ka firmosur më datë 2 nëntor kontratën për tenderin me objekt Ndërtim trotuare + KUB + Ndriçimi i rrugëve Paskuqan 2 (Rr.”Ahmet Zogu”+ Rr.”Leka Zogu” + Rr.”Ali Kelmendi”)+ Rr.”Dragobia” Kamza. Me pak fjalë do të vendos disa llamba në këto rrugica dhe për këtë ka vendosur të shpenzojë 610 milionë lekë, referuar vlerës së fondit limit.

Kjo është një shifër shumë e lartë dhe që është planifikuar për t’u vjedhur. Këtë e tregojnë të dhënat e tenderit që do të evidentojmë më poshtë.
Ofertat më të shumta variojnë nga 460 milionë lekë tek 550 milionë lekë, pra shumë më lirë nga se parashikon Suli të shpenzojë. Çka do të thotë se ai parashikonte që të paktën 100 milionë lekë të ishin para të tepërta, për të mbushur xhepat e tij.

Sakaq, vëmë re se kanë paraqitur ofertat e tyre 14 kompania, çka parashikonte një garë të fortë dhe sigurisht të fitonte ai që përmbushte kriteret. Por, nuk ka ndodhur kështu, Suli i ka skualifikuar 13 firma dhe ka lënë të vlefshme vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve   C O L O M B O shpk – Rroku GUEST shpk, me vlrë 460 milionë lekë.

Sipas vlerës është një ofertë e mirë dhe që duhej marrë në konsideratë, por Suli i ka rënë më shkurt. AI ia ka falur fitoren pa konkurrencë fare, edhe pse kishte oferta të tjera në të njëjtën vlerë, të cilat mund të përmbushnin edhe më mirë kriteret e tjera me rëndësi.  Por, kur vihen në lojë kaq shumë para, Suli nuk pyeta për rregulla dhe për këtë tenderi ka marrë Flamur të kuq.

Përfituesit

Firma C O L O M B O shpk është në pronësi të  Diana Laba  është një firmë e cila njihet për numrin e lartë të tenderëve që përfiton sidomos nga Bashkia Tiranë. Por, duket se ajo ka marrë pjesë fiktivisht për të fshehur oligarkun e vërtetë që qëndron pas këtij projekti.

Kompania Rroku GUEST shpk është në pronësi të Rrok Gegës. Kompania e tij është skeduar nga drejtësia për krijimin e skemave kriminale të mashtrimit dhe falsifikim dokumentesh merr dhjetëra tenderë me garë fiktive dhe pa garë fare. Në 2015 pronari real Rrok Gega i dënuar me 3.6 vite burg për skemat e mashtrimit me faturat e TVSH, pas ndëshkimit kaloi kompaninë në emrin e personit të besuar dhe vijon avazin.

As ndëshkimet me burg nuk po e ndalon atë të merret sërish me afera korruptive. Ndodh rëndom që sikur Rroku, pas arrestimit dhe dënimit, të korruptuarit kalojnë kompaninë në letra në emër të bashkëshorteve apo fëmijëve, dhe kështu vazhdojnë avazin e vjetër, duke marrë tenderë me garë dhe pa garë, si më parë, në bashkëpunim me kryetarët e bashkive dhe drejtorët e korruptuar, ndërsa ndajnë paratë publike sipas rolit.

Kjo skemë po aplikohet gjerësisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit. Rrok Gega është përfshirë në një skemë mashtrimi me fatura TVSH-je fiktive, si nënkontraktor i një kompanie për kryerjen e punimeve publike, duke grabitur buxhetin e shqiptarëve. Gjatë hetimeve, kur është marrë i pandehur, Rrok Gega e ka pranuar krimin ekonomik, duke thënë se është penduar. Por, në fakt jo vetëm që nuk është penduar por ka ardhur dhe ka krijuar më shumë miq në bashkitë e vendit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: rrugesulitender

Lajme të lidhura

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Para
Vajza e përdhunuar në Vlorë thyen heshtjen: S’kam ndryshuar dëshminë

Ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet 73-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com