GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Suli i fal tenderin 460 MLN lekë Neim Beqirajt, oferta më e shtrenjtë

11:53 - 20/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Suli i fal tenderin 460 MLN lekë Neim Beqirajt, oferta më e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët e asfaltit që bën kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Sulin, nxijnë nga shpërdorimi i fondeve përmes procedurave fiktive. Çdo javë, kryetari nënshkruan kontrata për rregullime rrugësh. Janë aq shumë fonde, sa Kamza do t’ia kishte kaluar edhe Tiranës për infrastrukturën, ndërsa në realitet ka vetëm mbushje gropash dhe shtresë të hollë asfalti në disa lagje.

Në prokurimin e radhës po shpenzohen 460 milionë lekë. Pa asnjë ekzagjerim mund të themi se po përvetësohen 460 milionë lekë, se tenderi ka shkelje ligjore.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Ndërtim Rrugët Seg Bulqiza + Rruga Kalis +Seg rrugës Torino + Seg rruga Kaltërsia + Rruga Ferit Uruçi+ Segmment Rrugës Derjan + Segment Rrugës Pjetër Arbrori, rrugët Blloku Bathore 2 , Seg Rruga Zall-Reç + rruga Engjëjt , rruga Zerqan , Rruga Adem”. Tenderi është shpallur në fillim të dhjetorit 2023, ndërsa “gara” është mbyllur më 18 dhjetor 2023, ku kanë dorëzuar ofertat e tyre 18 firma.

Në dokumenti e publikuar nga Open Data Albania është vendosur ‘Red Flag’ për mungesë konkurrence. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Shohim që 17 prej propozimeve janë skualifikuar që në fazën e parë të garës me justifikime nga më të ndryshmet si, mjetet e punës i ka të deklaruara edhe në procedura të tjera, kur operatorët shpjegojnë që kontratat aktuale ku ata janë të përfshirë përfundojnë shumë më përpara se të nisë zbatimi i këtij projekti.

Por, Suli nuk i ka marrë parasysh, për shkak se dihet tashmë që ai fituesin e cakton para publikimin e tenderit. Këtë herë i zgjedhur i Sulit ishte Neim Beqiraj.

Kështu, kompania e tij BEQIRI SHPK, me ofertë 340 milionë lekë, e fitoi këtë kontratë pa u lodhur fare.

Siç paraqiten ofertat në dokumentin e mësipërm (formulari i shpalljes paraprake të fituesit) kompanitë e tjera kanë propozuar ta bëjnë këtë punë me afro 30 milionë lekë më pak. Të paktën, kjo diferencë është dëm i pastër në buxhetin e shtetit.

Në fotot më poshtë janë rrugët ku do të investohet. Shohim që janë disa rrugica në zonat më periferike të Kamzës.

Suli shumë mirë që kujtohet t’i shtrojë, por siç paraqet edhe preventivi këtyre rrugëve do t’u hidhet vetëm një shtresë asfalti 5 cm, ndërsa trotuaret, ndriçimi, kanalizimi mbeten pas zgjedhjeve të tjera. Këtë gjë e tregon edhe situata në rrugët që tashmë kryetari Suli i ka përfunduar në lagje të tjera dhe ne i kemi denoncuar.

Në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, u thirr dy herë nga SPAK. Prokuroria po kryen hetimet ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Sulin të japë shpjegime.

Prokuroria ka tashmë të plotësuara hetimet për dy çështje: dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderat e pastrimit të qytetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: beqirajKamëzopen data albaniaRakip Sulired flagrrugetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Ligjet” miratojnë në parim projektligjin për Amnistinë Penale

"Ligjet" miratojnë në parim projektligjin për Amnistinë Penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com