GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Suli i jep 380 MLN lekë biznesmenit të dënuar, tender pa garë për asfaltin e rrugicave në Paskuqan

13:16 - 04/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mhill Ndreca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryetari i Bashkisë Kamzë, Rakip Suli, bën Pazar me tenderin e asfaltimit në Paskuqan. Tani që zgjedhjet janë afër, projektet e asfaltimit të rrugicave kanë përparësi, ndërkohë që kryetari ua beson paratë biznesmenëve të rrethit të tij.

I njëjtë është edhe rasti me tenderin e fundit për disa rrugica në Paskuqan. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt

“Ndërtim Blloku Paskuqan 1 që përfshin rrugët: (“Hoxha Tahsim + Hajredin Bylyshi + Dhori Qiriazi + Shen Ismaili + Nd.trotuare + Ndricim Rr. “Isa Boletini”).

Sikur shihet nga foto më poshtë bëhet fjalë për rrugica shumë të shkurtra në lagje, të cilat janë të shtruara me asfalt, por duke marrë parasysh punimet që bëhen, sigurisht që  kanë nevojë për arnim të gropave që janë krijuar. Madje për njërën prej tyre do të ndërtohen vetëm trotuaret, pasi ishin harruar kur u bërë gjatë punimeve të mëparshme.

Pra, por të bësh një analizë të këtyre fakteve, rezulton se  kryetari Suli nuk mund të justifikojë fondin limit të fryrë prej 380 milionë lekësh vetëm për të asfaltuat gropat në katër rrugica.

Fiton oferta më e shtrenjtë

Zmadhimi i punës që raportohet me atë që do të bëhet në realitet është vetëm njëra anë e shpërdorimeve që kryen kryetari Suli. Ndërkohë, mbi këtë kontratë valëvitet “Flamuri i Kuq” që i ka vendosur Open Data Albania, një shenjë që tregon riskun e korrupsionit.

Sipas shpjegimit të monitoruesit, “Një shënim me RedFlag është një fakt, ose informacione të tjera që mund të tregojnë një ekspozim dhe mbi rrezikun potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion”.

Dhe pikërisht në këtë rast kemi të bëjmë me praktika korruptive.

Për tenderin janë dorëzuar 7 oferta, ku më e lira ishte nga firma “LIS KONSTRUKSION” me vlerë 270 milionë lekë. Por kjo kompani, së bashku me 5 të tjera janë përjashtuar nga gara të gjitha që në fazën e parë, me argumentin se kanë mangësi dokumentacionesh. Madje për firmën “KTHELLA” komisioni i Sulit shprehet se është operator i ngarkuar në një tjetër projekt për disa rrugë në Kamëz.

Harron kryetari Suli se sa shpesh ka ndodhur që një firme t’i falë 2 apo 3 kontrata brenda një muaji.

Gjithsesi Suli i respekton ligjet vetëm kur do vetë dhe këtu ka nisur shkelja e parë.

Duke qenë se në garë mbeti vetëm oferta e firmës “KOMBEAS” SHA, ligji kërkon që procedura të pezullohet. Por, sërish kryetari ka vepruar sipas dëshirës, pa garë fare e shpalli këtë operator fitues të tenderit.

“KOMBEAS” SHA është një kompani e njohur pasi po privilegjohet shpesh nga zyrtarët e Rilindjes. Pronari i kompanisë Mhill Ndreca në vitin 2019 është dënuar me 20 ditë burg për shkak se ka përfituar para duke mashtruar me TVSH. Në shtator të viti 2019, Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 15 biznesmenë të cilët akuzoheshin se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, me firmat ku rezultojnë të jenë aksionarë.

Ndërkohë në muajin tetor u dha vendimi nga Gjykata e Apelit e cila dënoi me 20 ditë burg Ndrecën dhe disa biznesmenë të tjerë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimi denuar per korrupsionMhill NdrecaPaskuqanRakip Sulirrugetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Zgjedhjet parlamentare, PD cakton 36 koordinatorët e Qarkut të Tiranës

Zgjedhjet parlamentare, PD cakton 36 koordinatorët e Qarkut të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com