GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Suli i jep 450 MLN lekë pa garë biznesmenit të arrestuar për mashtrim

15:35 - 25/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Suli i jep 450 MLN lekë pa garë biznesmenit të arrestuar për mashtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kamëz po nxiton t’i ndajë me “flamur të kuq” të gjitha fondet për rrugët. Këtë vit Suli ka bërë propagandë me arnimin e  rrugëve të Kamzës dhe Paskuqanit, ndërkohë që po i xhiron paratë tek llogaritë e kompanive të privilegjuara. Dhjetëra tendera ka denoncuar Gijotina.com që zhvillohen nga Suli me arsyetimin se do të rikonstruktohen rrugë dhe në fund vetëm sa janë mbushur disa gropa dhe gjendja vazhdon të jetë si më parë.

Këtë herë Suli ka nxjerrë nga buxheti i bashkisë 450 milionë lekë, me të cilat prezantohet projekti për shtrimin e disa rrugicave në lagjet e Kamzës. Është fjala për tenderin me objekt “Ndërtim Rrugët : Mbretëresha Geraldin + Rruga Teuta+ Rruga Mbreti Gent+ Rruga Mati Prenushi + Rruga Abaz Hoxha + Seg Rrugës Mark Tirta + Rruga Koço MUKA + Trotuare e Rrugës Mark Tirta Paskuqan 1 Kodër +Rruga “Mehmet Gjevori +seg.pingul me rrugën Pask”.

Po të shohim në hartën më poshtë, segmentet janë disa rrugica në një bllok lagjesh, që mund të rregulloheshin me pak para dhe vullnet të mirë. Por siç e dimë, Suli nuk bënë llogari me shifra të ulëta, stafi i tij ka pritshmëri për përfitimet që do të marrin në fund.

Sapo u hap gara me këtë vlerë, menjëherë paraqitën ofertat e tyre 16 kompani. Me këtë numër konkurrentësh mund të zhvillohej më në fund një tender i vërtetë sipas rregullave ligjore. Por, Suli nuk vepron sipas ligjit mbi prokurimet, por sipas leverdisë së tij.

Në fazën e parë të procesit kryebashkiaku ka skualifikuar nga gara 15 firma dhe deri më datë 30 nëntor, kur u mbajt tenderi, la të vlefshme vetëm ofertën e firmës COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, në pronësi të Agim Kolës. Prokurimi mban sot “Flamurin e Kuq”, me të cilin e ka vlerësuar Open Data Albania, për riskun e korrupsionit që sjell procedura. Kontrata është nënshkruar vetëm 3 ditë më parë, më datë 22 dhjetor, si një dhuratë për Krishtlindjet.

Jo rastësisht fituesi i tenderit është një nga ata biznesmenë që njihet për korrupsion dhe evazion fiskal. Kompania COMPANY RIVIERA 2008 SHPK është e ndarë në aksione për 4 ortakë të familjes Kola. Por, themeluesi dhe pronari i vërtetë i saj është Agim Kola.

Ky i fundit zotëron edhe dy firma të tjera. Bëhet fjalë për RSM Company SH.P.K. dhe A. N. K. Shpk, përmes të cilave ka fituar më shumë tenderë, pothuajse të gjitha me ndihmën e zyrtarëve dhe në mungesë konkurrence. A. N. K. Shpk njihet më së shumti për aferën e rrugës Milot-Balldren.

Në vitin 2018 qeveria autorizoi ndërtimin me koncesion PPP të segmentit 17 kilometra Milot -Balldren ndaj kompanisë ANK me vlerën astronomike 256 milionë euro. Që nga ajo kohe koncesioni mbeti pezull, as i anuluar dhe as i aktivizuar. Kompania koncesionare dështoi të gjejë burimet financiare për ndërtimin e rrugës.

Ministria e Financave në një raport periodik për monitorimin e kontratave koncesionare njoftoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën nr. 1069/3 datë 16.12.2021, i ka dërguar shoqërisë “ANK” sh.p.k. njoftimin për zgjidhjen e kontratës së Koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Milot– Balldren”.

Ndërkohë, ministrja Balluku deklaroi se gara për këtë koncesion do të rihapej në vjeshtën e këtij viti, por nuk ndodhi.

Ndërkohë, firma RSM Company SH.P.K është një nga ato që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, të cilat gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10 milionë lekë.

Më 12 shtator 2019, efektivët e rendit ndaluan biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, administratori i kompanisë Rr.s.M dhe Hidro Company, Agim Kola, akuzohej se ishte i përfshirë në skemën e evazionit 30 milionë euro me faturat fiktive.

Ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u paraqit në SPAK në datat 6 dhe 8 nëntor 2023, pasi SPAK e ka vendosur nën hetim, pas denoncimeve se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit dhe fondet e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimr rrugetRakip Sulitende

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Këngëtari Vassilis Karras do të varroset të martën, trupi i tij do…

Këngëtari Vassilis Karras do të varroset të martën, trupi i tij do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com