GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Suli i jep 600 MLN lekë Ramazan Kalisë pa garë për 1.8 km asfaltim

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Suli i jep 600 MLN lekë Ramazan Kalisë pa garë për 1.8 km asfaltim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikur të hidheshin në rrugët e Kamzës aq lekë sa njofton në tendera kryetari Rakip Suli, qyteti do të kishte infrastrukturë me standardet e BE-së. Por shtresat e asfaltit të këtyre rrugëve zgjasin vetëm 2 muaj dhe plasariten.

Çdo muaj Suli firmos tenderë për rehabilitim rrugësh, për të cilat lëvron fonde të konsiderueshme. Këtë herë për dy rrugica ka vendosur të shpenzojë 600 milionë lekë.

Këto para do të xhirohen përmes tenderit me objekt “Ndërtim Rrugët “28 Nëntori “+1 Maji “, fituesi i të cilit është shpallur ditën e sotme (premte 12 janar 2024).

 

 

Nisur nga emërtimi i tenderit, të jepet përshtypja që do të bëhen punime të mëdha, sepse janë dy rrugë, në fakt më poshtë do të shohim që janë vetëm 2 rrugica lagjeje që kanë nevojë për një shtresë asfalt dhe puseta kulluese.

Të dyja bashkë kanë një gjatësi 1,8 km, pra secila më vete asnjë kilometër rrugë nuk është, që të justifikohen milionat që po derdhen.

Por kryetari Suli nuk pyet fare se si do të bëhen punimet.

Për të ka rëndësi vetëm të lidhë kontrata me biznesmenët e besuar. Duke parë vlerën e lartë të fondit limit kanë shprehur interes dhe kanë paraqitur ofertat e tyre 12 kompani. Por të gjithë janë lodhur më kot, sepse Sulit e kishte paracaktuar me kohë fituesin.

Edhe këtë mund ta tregojë fare qartë “Flamuri i Kuq” që i është vënë këtij tenderi nga Open Data, për riskun e korrupsionit.  Kjo sepse, Komisioni i Vlerësimit të ofertave ka shkelur rregullat e konkurrencës, duke përjashtuar nga gara 11 oferta të tjera.

Kështu kaloi për në fazën finale të garës vetëm oferta e kompanisë  LIQENI VII SHA, në pronësi të Ramazan Kalisë.

Pronari i kompanisë është mjaft i njohur për tenderët pa garë që përfiton nga institucione të rëndësishme, për më shumë nga  Rakip Suli dhe nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kujtojmë se në nëntor 2023, Rakip Suli u mor dy herë në pyetje nga SPAK për hetimet e nisura ndaj tij. Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedimin penal. Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, edhe lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

  ©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Rakip Suliramazan kaliatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Festë tek klubi i Lacios, Elseid Hysaj shfaqet i lumtur duke kënduar

Festë tek klubi i Lacios, Elseid Hysaj shfaqet i lumtur duke kënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com