GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Suli paraqitet sërisht në SPAK: Erdha me dëshirën time …

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Suli paraqitet sërisht në SPAK: Erdha me dëshirën time …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli, u paraqit sërish në SPAK, ku sipas deklaratave të tij, ka dorëzuar dorëzuar disa dokumente në funksion të padisë së ngritur ndaj tij nga këshilli bashkiak i Kamzës.

“Që të investohet nga Bashkia Kamzë, për qytetarët që më mbështetën dhe më votuan me 14 maj, ky ishte qëllimi i ardhjes time me dëshirë… përmbytje s’ka pasur aspak në Kamzë”, tha ai ndërsa futej në SPAK.

Pas daljes nga zyrat e SPAK, Suli tha se askush nuk mund të përbalte punën që është bërë në këtë bashki.

Suli nënvizoi se qëllimi i thirrjes në SPAK ishte që të bënte transparente çdo qindarkë.

“Është një kallëzim i bërë nga disa persona, por nuk mund ta përbaltin punën që po bëhet në bashkinë e Kamzës. Solla dokumente zyrtare. Akuzat t’i gjykojë prokuroria, për mua janë shpifje. Qëllimi ishte sot për të bërë transparente çdo qindarkë që investohet për qytetarët e Kamzës që më votuan më 14 maj”, tha ai.

Suli, i zgjedhuri i PS akuzohet nga këshilltarët e opozitës për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Paditësit e akuzojnë Sulin për për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.

Sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nga ana e Kryetarit Rakip Suli, nuk janë propozuar zëvendëskryetarët e këshillit nga ky grupim. Në padi anëtarët e këshillit bashkiak i referohen një raporti të KLSH ku ka evidentuar të gjithë rastet e abuzimit me ligjit dhe korrupsionit për vitin 2021, raport që sipas tyre nuk futet ne debat në Këshill Bashkiak.

Raporti i KLSH vëren se veprimtaria e Bashkisë Kamzë drejtuar nga Rakip Suli ka shfaqur probleme të rënda lidhur me inventarizimin e aktiviteteve në Bashkinë Kamzë, inventarin e pasurive të paluajtshme dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kontratat e investimeve dhe të punësimit; me argumentimin e shpenzimeve buxhetore të vitit koherent; me përdorimin e burimeve financiare, nxjerrjen e përgjegjësive për kualifikimin e ofertave ekonomike të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkesave kualifikuese, me pasojë lidhjen e kontratës me operatë ekonomikë të kualifikuar në kundërshtim me legjislacionin e prokurimit publik, të saktësojë sipërfaqen e tokës arë, pasi e cila është zaptuar nga ndërtimet pa leje e me leje ndërtimi, si dhe transaksionet duke ndryshuar pronarë, të analizohet ndryshimin e vendimit mbi mënyrën e llogaritjes së Taksës së Ndikimit të Infrastrukturë, të arkëtohen detyrimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 8467 ndërtimet e reja për uljen e borxhit në vlerën 270,787,856 lekë, të mos pajisen me certifikata pronësie subjektet përfitues nga procesi i legalizimit pa kryer pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë. etj

Etiketa: BashkiaKryesore1Spaksuli

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Para
BE pezulloi fondet, Rama: Do e korrigjojmë procesin e administrimit

Kampet e emigrantëve në Shëngjin, Rama: Jo pazar për integrimin në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com