GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A rrezikohet Shqipëria nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
A rrezikohet Shqipëria nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes një situate të tensionuar gjeopolitike dhe lajmeve që kanë shkaktuar ankth te qytetarët shqiptarë, lind pyetja: E është Shqipëria realisht nën kërcënimin e një sulmi me raketa nga Irani?

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, duke analizuar situatën, u shpreh se se një sulm i tillë është praktikisht i pamundur, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga ajo strategjike. Sipas Meçollarit, faktori i parë dhe thelbësor është distanca gjeografike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, distanca reale nga bazat e lëshimit të raketave në perëndim të Iranit deri në Shqipëri është rreth 3,000 kilometra, dhe jo 2,500. Kjo distancë e tejkalon kapacitetin maksimal të arsenalit iranian. Ndërsa faktori i dytë vendimtar është mburoja gjeopolitike e ofruar nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Çdo raketë e lëshuar nga Irani drejt Shqipërisë do të duhej të përshkonte hapësirën ajrore të Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të Aleancës. Një veprim i tillë do të konsiderohej një agresion jo vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj gjithë NATO-s.

“Zona perëndimore, nga kufiri deri në afërsisht në Teheran, është pastruar këto tre ditë. Nuk ka… Lëshimi i raketave me rreze të gjata apo rreze të mesme nuk bëhet si xhavelinët, që t’i e ngrënë në krah edhe e godet me… Janë pozicione plotësisht të përcaktuara, janë thellë në tokë. Kanë, domethënë, kanë disa karakteristika. Dhe zona që ditën e parë të veprimit të forcave izraelite, është pastruar në një farë mënyre e gjithë kjo zonë. Ata mund të kenë kapacitete, por përtej 3000 kilometrave. Kurse distanca maksimale që kanë ata, një ose dy raketa, është 2500 km. Që do të thotë me të shtyrë nuk vijnë dot në Shqipëri raketat iraniane.

Tashi çështja është që… Ka 24 orë që unë vajta mbrëmë në darkë në shtëpi dhe më pyet djali, thotë, domethënë, thotë, do na godasin iranianët me raketa. I thashë hajde hape, hapëm hartën. Dilte fiks 3000 km. Ata maksimumi, rrezja e tyre është 2500. Shiko, iranianët kanë dy tipe raketash: raketa kruiz, që janë këto me rreze të mes, të vogël, janë 800 km, dhe raketat me rreze të mesme që janë deri në 2500, nga 1500 deri në 2500. Këto janë edhe balistike, që do të thotë fluturojnë mbi hapësirën ajrore, por janë dhe, njëra prej tyre ose dy, janë hipersonike. Që do të thotë kanë shpejtësi të lartë. Por distanca, rrezja e veprimit të tyre nuk e kalon 2500 km. Që do të thotë Shqipëria është jashtë rrezes së veprimit të… E para. E dyta, që një raketë, marrim konfiguracionin e terrenit tani gjeografinë, që një raketë të kalojë, të vijë nga Irani në Shqipëri, duhet të kalojë Turqinë dhe Greqinë. Pra, që do të thotë duhet të kalojë një hapësirë të NATO-s. Në këtë mënyrë, e para, nuk është e thjeshtë dhe e dyta, një sulm ndaj Shqipërisë përbën një sulm ndaj NATO-s. Që do të thotë që automatikisht Irani hyn në konflikt me një organizatë politiko-ushtarake siç është NATO-ja.

Ministria e Mbrojtjes ka detyrimin të sqarojë popullin shqiptar nëse ne kërcënohemi nga raketat iraniane dhe nëse po, cilat janë masat që duhen marrë. Duhet t’i thotë: në qoftë se rreziku ekziston, Shqipëria është target, distanca është brenda mundësi, domethënë arrihet distanca, atëherë në rast se ju keni, dëgjoni sirenat, që këtu s’ka sirena fare, i kemi shitur, janë shitur për skrap.

Atëherë, në qoftë se ka sirena, ju duhet të bëni këtë, duhet të veni nëpër strehim, që nuk janë pastruar, duhet të veni poshtë nëpër bodrume, nëpër garazhe, duhet të fshiheni, duhet të bëni veprimin e parë, duhet të qëndroni kaq sekonda shtrirë në tokë, pastaj të vraponi, të ikni në këtë drejtim. Pra, duhet të kryhen… Këto, nuk bën asnjërën, as tjetrën. Mua më vjen keq, ministri i ka nxjerrë ushtarakët për të bërë propagandë për biznesin e Kajos, por për këto gjëra që duhet ta nxjerri, që duhet të sqarojë popullin shqiptar, sepse ka 24 orë që njerëzit janë në ankth, ka një lloj pështjellimi, nuk i nxjerr. Në fund të fundit, ai ka një Drejtori Zbulimi atje, e cila këtë punë ka: të vlerësojë rrezikun, të vlerësojë cili është mundësia e goditjes dhe të marri masa e t’i japë orientimin popullsisë çfarë duhet të bëjë”, u shpreh ai.

Etiketa: IranShqiperisulm

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Para
EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

Shkarkimi i Ilir Prodës, hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet