GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe të lidhura me Iranin.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Beci theksoi se nuk ka arsye për panik, por nënvizoi rëndësinë e vigjilencës së autoriteteve shqiptare.

“Vend për panik nuk ka. Edhe kur ka pasur informacione konkrete në Republikën e Shqipërisë në 2017-2018-2018 për sulme të mundshme nga Garda Revolucionare dhe vetë shteti i Iranit me sukses janë arritur të parandalohen. Por a ka vend për vigjilencë të shtuar, sigurisht që ka. Shqipëria është në radar të sulmeve, por jo të hapur, por për sulmet hibride që vijnë nga shteti i Iranit. Pra shkojmë në antitezë që politika nuk duhet ta qetësojë“, tha Beci.

Ai shtoi se janë parandaluar tre atentate të mundshme dhe se rreziku aktual nuk është ushtarak, por për sulme kibernetike dhe për dezinformim të opinionit publik.

“Kërcënimet hibride, në Shqipëri janë parandaluar tre atentate të mundshme terroriste të përgatitura dhe provuara me prova ligjore nga forca të gardës revolucionare dhe forca kuds dhe kjo tregon që Shqipëria mund të jetë një target. Targeti është si një luftë hibride.

Në luftën hibride është provuar se kanë tentuar qeliza lidhur me Gardën Revolucionare, fakti që në Shqipëri ka patur sulme kibernetike po nga i njëjti burim që është Irani dhe fakti që janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Rreziku nuk është ushtarak klasik, por rrezik për sulme kibernetike. Nga hetimet që kemi patur, kemi arritur të identifikojmë një grup personash që paguheshin nga shteti i Iranit për të dezinformuar opinionin publik shqiptar”, tha ndër të tjera ai.

Beçi theksoi se Shqipëria është kthyer në objektiv për shkak të strehimit të opozitës iraniane, konkretisht të MEK, duke e bërë territorin më të ekspozuar ndaj rrezikut.

“Targeti kryesor për forcat e Gardës Revolucionare ishte sulmi ndaj përfaqësuesve të MEK dhe vendosja e tyre në Shqipëri e bënte të cenueshëm territorin e vendit,” u shpreh ai.

Sipas tij, hetimet e zhvilluara nga prokuroria, në bashkëpunim me SHISH dhe strukturat e antiterrorit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, zbuluan se persona të sponsorizuar nga Irani kishin hyrë në Shqipëri për të kryer vëzhgime dhe për të planifikuar sulme ndaj drejtuesve të MEK.

“Këta persona kishin ardhur me synim të posaçëm për të goditur drejtuesit e MEK. I kemi hetuar për rreth një vit,” deklaroi Beçi.

Ai zbuloi gjithashtu se është parandaluar një sulm i mundshëm terrorist gjatë festës së Sulltan Nevruz në mars të vitit 2018, e cila do të zhvillohej në Tiranë dhe ku pritej pjesëmarrje e madhe qytetarësh.

“Gjatë hetimeve parandaluam një sulm që do të bëhej në një festë fetare në mars 2018, ku do të kishte grumbullim të madh dhe mund të kishte pasoja edhe për qytetarët shqiptarë,” tha ai.

Sipas ish-prokurorit, rreziku nuk kufizohej vetëm te aktivitetet publike, por edhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga drejtuesit e MEK, përfshirë qendrat tregtare.

Beçi bëri me dije se personat e përfshirë në këto plane janë dëbuar nga Shqipëria dhe në disa raste janë arrestuar në shtete të tjera, ndërsa një tjetër tentativë për sulm ndaj opozitës iraniane është parandaluar disa muaj më vonë.

Një tjetër element shqetësues i zbuluar gjatë hetimeve, sipas tij, ishte infiltrimi i individëve të maskuar si ekip xhirimi për dokumentarë, që në fakt kishin qëllime të tjera.

“Ata arritën të depërtojnë si një grup xhirimi për një dokumentar, që ishte kamuflimi i tyre,” u shpreh Beçi.

Ai shtoi se janë identifikuar edhe përpjekje të Iranit për të ndikuar opinionin publik në Shqipëri përmes financimeve dhe lidhjeve me individë të caktuar.

“Ne kemi identifikuar që Irani, përmes pagesave, ka krijuar lidhje me persona që mund të bënin dezinformim të opinionit publik,” theksoi ai.

gijotina.com/

Etiketa: eugen beciIraniKryesore1

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com