GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet e ashpra ruse në Ukrainë, BE dhe NATO dënojnë agresionin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet e ashpra ruse në Ukrainë, BE dhe NATO dënojnë agresionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe aleatët evropianë, kanë kritikuar valën “e tmerrshme” të sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë lënë të vdekur shtatë civilë dhe kanë plagosur mbi 60 të tjerë, më 10 tetor. Moska, në anën tjetër, i ka konsideruar sulmet si hakmarrje për veprimet “terroriste” të Kievit, duke përfshirë aty edhe sulmin në fundjavë, në urën e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Kievi dhe disa qytete tjera ukrainase janë shënjestruar në orët e para të 10 tetorit nga disa valë të sulmeve me raketa. Autoritetet ukrainase kanë thënë se katër rajone – Lviv, Poltava, Sumi dhe Ternopil – kanë mbetur pa rrymë pas sulmeve, dhe se me probleme të ngjashme mund të përballen edhe qyteza tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia i ka planifikuar me qëllim sulmet në mëngjesin e 10 tetorit për të shkaktuar sa më shumë viktima civile, dhe se ka sulmuar infrastrukturën shtetërore për energji, përmes dronëve të prodhuar nga Irani.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 10 tetor se sulmet kanë qenë shenjë e hakmarrjes ndaj veprimeve të Kievit. Sipas tij, ushtria ruse ka përdorur më 10 tetor “armë precize” nga ajri, deti dhe toka, për të shënjestruar objektet kyçe të energjisë dhe ushtrisë.

Mirëpo si pasojë e sulmeve në Kiev, dhe qytetet tjera të mëdha ukrainase, janë goditur ndërtesa banimi dhe objekte të rëndësishme infrastrukturore. “Kam folur me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe kam dënuar sulmet e tmerrshme në infrastrukturën civile të Ukrainës”, ka thënë Stoltenberg.

“NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas për të luftuar kundër agresionit të Kremlinit, aq sa të ketë nevojë”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është “e shokuar” nga sulmet e Rusisë. “Rusia ia ka dëshmuar edhe një herë botës se çfarë përfaqëson: terror dhe brutalitet”, ka thënë von der Leyen.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: BENATOukraina

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
“Ka mashtruar për heqjen e fashos 800 KV për çmimin e energjisë”, Vasili: SPAK të hetojë Ramën

Rritja e çmimit të energjisë, Vasili: PL dhe PD kërkon debat në Kuvend, ja data

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, bëri të ditur kërkesën pa dhënë detaje mbi arsyen e procedimit; bashkëpunëtorët e afërt...

Lexo më shumë
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com