GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë përshkallëzim të konfliktit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë përshkallëzim të konfliktit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirik Persik paralajmëruan për një “përshkallëzim” nga Izraeli, pasi ky shtet sulmoi caqet ushtarake në Iran.

Irani mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.

“Mbretëria e Arabisë Saudite shpreh dënon dhe denoncon” sulmet izraelite, dhe thekson “pozicionin e saj të qartë lidhur me kundërshtimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shteteve dhe njerëzve” në Lindjen e Mesme, shkroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saduite në X.

Izraeli tha se kreu sulme “precize” ndaj caqeve ushtarake në Iran, në shenjë hakmarrjeje për një sulm me raketa që Irani kreu ndaj Izraelit në fillim të tetorit.

Irani pranoi se Izraeli sulmoi caqe ushtarake të tij dhe tha se gjatë sulmeve u vranë dy ushtarë.

Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor, Izraeli dhe Hezbollahu – grupi militant libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – kanë këmbyer zjarr në kufi.

Ministria e Jashtme saudite i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe palëve në ndikim që të marrin rolet dhe përgjegjësitë e tyre për të ulur përshkallëzimin dhe për t’i dhënë fund konflikteve në rajon”. Ministria e Jashtme e Katarit, shtet që po ndërmjetëson përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, shprehu “shqetësim të thellë lidhur me pasojat serioze që mund të prodhojë ky përshkallëzim” nga Izraeli.

Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu dënuan sulmet izraelite ndaj Iranit dhe shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me “pasojat në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Ndërkaq, Omani, shtet që për një kohë të gjatë luan rolin e ndërmjetësit mes Iranit dhe shteteve perëndimore tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit “nxisin cilin e dhunës dhe minojnë përpjekjet” për uljen e tensioneve.

Ky shtet tha se komuniteti ndërkombëtar duhet “t’i japë fund këtyre shkeljeve flagrante të territorit të shteteve fqinje”.

Ministria e Jashtme e Kuvajtit po ashtu dënoi sulmin dhe akuzoi Izraelin për “rrezikim të sigurisë në rajon”.

Izraeli tha se gjatë sulmeve në Iran, goditi ndërtesa të prodhimi të raketave, raketa dhe sisteme të tjera në disa rajone, duke paralajmëruar se Teherani “do të paguajë çmim të lartë” nëse kundërpërgjigjet.

Izraeli ishte zotuar se do të hakmerrej ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor lëshoi një breshëri prej 200 raketash ndaj Izraelit. Ky ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë që Irani kreu ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit. Shumica e raketave u rrëzuan, por u vra një person.

Irani kishte kryer edhe një sulm me raketa ndaj Izraelit në prill, teksa ky shtet mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit. /rel

Etiketa: Arabia SauditeIranIzrael

Lajme të lidhura

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Para
Shkodër/ Digjet makina në fshatin Levozhë, në pronësi të një administratori kompanie mineraresh

Shkodër/ Digjet makina në fshatin Levozhë, në pronësi të një administratori kompanie mineraresh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com