GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmet kibernetike nga Irani, presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

22:40 - 09/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet kibernetike nga Irani, presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jenë sulmet kibernetike nga Irani. Pjesë e mbledhjes së Këshilit të Sigurisë Kombëtare do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama e ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh si dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Sot është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

Po sot, hakerat kanë goditur sërish! Grupi i hakerave iranianë Homeland Justice vijon të publikojë të tjera të dhëna. Kjëtë herë, Dosja.al ka siguruar katër lista me përkatësisht 268; 276; 271 dhe 172 emra që kanë parë dritën e publikimit në grupin e hapur nga hekrat në Telegram. Listat përmbajnë emra, foto dhe të dhëna personale që i përkasin qindra shqiptarëve. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre listave këtë herë. Dosja.al disponon të gjitha listat me emrat.

Hakerat iranianë kanë marrë përsipër sulmet kibernetike që janë regjistruar në Shqipëri gjatë korrikut dhe në shtator. Ata kanë shpërndarë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar. Vetëm një javë më parë qarkulloi një material me emra shqiptarësh e foto, mes tyre dhe të inkriminuar. Pavarësisht se Homeland Justice deklaroi se ishte kartoteka e MEMEX, Policia e Shtetit e mohoi një gjë të tillë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me Iranin, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë dhe dolën në përfundimin se pas tij qëndronte Irani.

Më 9 shtator, Shtetet e Bashkuara njoftuan për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, përfshirë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Etiketa: BegajIraniKryesore1sulmet kibernetike

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Putin akuzoi Ukrainën për sulme në Krime, Kievi: Ju vratë 13 vetë

Putin akuzoi Ukrainën për sulme në Krime, Kievi: Ju vratë 13 vetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com