GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet kibernetike, rrezik në rritje për Ballkanin Perëndimor pas sulmit rus në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet kibernetike, rrezik në rritje për Ballkanin Perëndimor pas sulmit rus në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të hënën, në një konferencë mbi sfidat aktuale të sigurisë, gjeneralin në pension James Jones, kompania e të cilit ka një kontratë për sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare.

Ai theksoi se një bashkëpunim përherë e më i thellë i shërbimeve inteligjente midis vendeve anëtare të NATO-s nuk është askund tjetër më i ngutshëm se sa në Ballkanin Perëndimor.

Pak ditë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, Kuvendi ftoi të komentonte mbi sfidat e sigurisë pas sulmit rus mbi Ukrainën gjeneralin në pension James Jones, ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, kompania e të cilit ka nga janari i këtij viti një kontratë me qeverinë Rama për rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtuesi i kompanisë, Jones Group, ish gjenerali Jones deklaroi në konferenën me ligjvënësit shqiptarë se sulmet kibernetike përbëjnë një rrezik themelor për funksionimin normal të shoqërive demokratike, për qëndrueshmërinë ekonomike dhe për vazhdimësinë e bizneseve të lira anembanë botës.

Gjenerali Jones i bëri këto komente në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Sulmi rus kundër Ukrainës, Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës”.

Autoritetet amerikane theksoi ai, kanë siguruar një rrjet bashkëpunimi përballë incidenteve kibernetike për t’u ngushtuar hapësirat kriminelëve kibernetikë, gjë që kërkon vigjilencë të përhershme, masa të vazhdueshme infrastrukturore në rajon.

“Vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë përpjekjet përballë rreziqeve kibernetike si dhe bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës, i cili askund nuk është më shumë emergjent se sa në këtë rajon. Sulmi i paprovokuar rus kundër Ukrainës tregoi vlerën e bashkëpunimit në kohë reale. Kjo luftë është një mësim mbi përfitimin e shumëfishtë nga bashkëpunimi i agjencive të inteligjencës për të gjithë aleatët e NATO-s dhe miqtë joanëtarë të saj”, tha zoti Jones.

Sistemet qeveritare të informacionit pësuan disa ditë më parë një sulm masiv kibernetik. Zyrtarët pohuan se po bashkëpunonin me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, si dhe ekipet e kompanive shqiptare për të mos lejuar që ky sulm kibernetik të dëmtonte sistemet shqiptare të informacionit.

Qeveria Rama dhe Jones Group nënshkruan një janarin e këtij viti një marrëveshje për të fuqizuar sigurinë e sistemeve digjitale.

Në dhjetor të dhënat të afro 690 mijë personave rodhën nga baza shtetërore dhe private të dhënash, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme dolën një mori të dhënash personale për pothuaj gjithë votuesit e kryeqytetit.

Sulmet kibernetike dhe sulmi rus ndaj Ukrainës u trajtuan në konferencë si sfida të reja të sigurisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se BE po e shton më tej vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor edhe sa i takon çështjeve të sigurisë, ndërkohë që ndikimet joperëndimore ushqejnë nacionalizmat dhe konfliktet në rajon.

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO nuk ka ecur paralelisht me anëtarësimet në Bashkimin Europian. Kjo ndikon në çështjet e sigurisë, sepse lejon hapësira për ndikime joperëndimore në rajon”, thotë zoti Nikolla.

Rreziqet kibernetike janë shtuar bashkë me zhvillimin e industrisë kibernetike, gjë që po sjell sfida të reja për demokracitë dhe gjeopolitikat tradicionale. Ciber-politika dhe sulmet kibernetike rrezikojnë demokracitë në shkallë rajonale dhe globale, pohuan ekspertët, jo vetëm shtetet, kufijtë, por edhe ekonominë dhe shoqërinë në tërësi.

Bashkëpunimi i vendeve demokratike u vlerësua tepër i rëndësishëm edhe në teknologjitë 5G, në mënyë që ato të jenë sa më të efektshme në zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe në dobi të njerëzve, por jo për të rrezikuar sigurinë e tyre./VOA

Etiketa: Sulmi Kibernetik

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Kryeministri spanjoll “hedh sytë” nga Ballkani Perëndimor, së shpejti vizitë dhe në Tiranë

Kryeministri spanjoll "hedh sytë" nga Ballkani Perëndimor, së shpejti vizitë dhe në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë
Aktualitet

Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?

12:08 - 04/10/26

Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh. Kaluan nga një telefon në tjetrin, pushtuan...

Lexo më shumë
Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës

11:53 - 04/10/26
Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:35 - 04/10/26
Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK/ Hetimet shtyhen edhe 3 muaj

Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK/ Hetimet shtyhen edhe 3 muaj

11:13 - 04/10/26
Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

10:52 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com