GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmet ndaj Dados dhe Banit/ KLP dhe KLGJ “u tërheqin veshin” mediave: Mos cënoni jetën private!

21:15 - 14/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet ndaj Dados dhe Banit/ KLP dhe KLGJ “u tërheqin veshin” mediave: Mos cënoni jetën private!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që prej arrestimit të Erion Veliajt, në mediat pranë këtij të fundit ka patur me dhjetra artikuj, ku në shënjestër të sulmeve kanë qenë prokurori i SPAK, Ols Dado, si dhe gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, dy magjistratët që çuan në burg kryebashkiakun e Tiranës.

Lidhur me këto sulme nga mediat kanë ardhur reagime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku kërkojnë që gazetarët t’i përmbahen etikës, duke mos cënuar dinjitetin njerëzor, të familjes dhe të jetës private të magjistratëve.

“Etiketimet e përdorura, vlerësimet e njëanshme, pa shqyrtime të kujdesshme dhe objektive, siç e kërkon gazetaria profesionale, devijojnë raportimin e paanshëm dhe të balancuar nga media. Kjo mund të sjellë një informim jo-profesional dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia.” – thuhet në reagimin e KLP-së.

Ndërkohë, KLGJ shprehet se dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private, duke garantuar paanshmërinë e sistemit gjyqësor në shërbim të interesit publik.

Reagimi i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vlerëson misionin e medias së pavarur për informimin e publikut, duke respektuar parimin e objektivitetit dhe atë të mos cenimit të dinjitetit njerëzor, të familjes dhe mbrojtjes së jetës private.

Me qëllim që të garantohet autoriteti dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i bashkohet qëndrimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor në mbështetje të të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, lidhur me disa raportime mediatike që mund të rezultojnë në cenim të integritëtit dhe pavarësisë së tyre.

Etiketimet e përdorura, vlerësimet e njëanshme, pa shqyrtime të kujdesshme dhe objektive, siç e kërkon gazetaria profesionale, devijojnë raportimin e paanshëm dhe të balancuar nga media. Kjo mund të sjellë një informim jo-profesional dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia.

Drejtësia e pavarur dhe profesionale duhet të prevalojë në çdo rast, ndaj nxisim bashkëpunimin me median për një raportim të drejtë, të balancuar dhe të verifikuar.

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përputhje me qëndrimet e tij të vazhdueshme në mbrojtje të magjistratëve, ka konstatuar publikimin dhe transmetimin nga një grup mediatik, të materialeve që përmbajnë aludime dhe përcaktime që cenojnë dinjitetin e gjyqtarëve që ushtrojnë funksionin pranë Gjykatës Administrative të Apelit, si dhe të familjarëve të tyre.

Këshilli vlerëson rolin e medias si një komponent thelbësor në një shoqëri demokratike, ku informimi i publikut duhet të realizohet në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Media ka detyrimin të respektojë parimet e etikës dhe të shmangë publikimet që synojnë dëmtimin e besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Në këtë kontekst, Këshilli thekson rëndësinë e raportimeve të bazuara në fakte të verifikuara dhe të trajtuara me objektivitet, duke shmangur krijimin e perceptimeve të pasakta apo të dëmshme për gjyqtarët dhe familjarët e tyre.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton edhe njëherë të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve dhe angazhimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private, duke garantuar paanshmërinë e sistemit gjyqësor në shërbim të interesit publik.

Etiketa: KLPMEDIAsulme

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
A do i hiqet ‘non grata’ Berishës? Mediu: Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet

A do i hiqet ‘non grata’ Berishës? Mediu: Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com