GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, KLP: Po minohen parimet e demokracisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqi, Veliaj sulmon në seancë prokurorin e SPAK: E ke personale me mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar në lidhje me sulmet e bëra ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado, pas hetimeve të tij ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt 2025.

KLP ka dënuar sulmet që kanë ardhur në adresë të prokurorit Dado, si nga Veliaj, ashtu edhe nga disa media.

KLP thekson se këto sulme, dëmtojnë integritetin e drejtësisë shqiptare dhe ndikojnë negativisht në besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë”, vlerëson KLP.

Këshilli bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe në kuadër të institucioneve përkatëse.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës”, njofton KLP.

KLP bën thirrje “që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional”. KLP shton se “rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore”. “Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, apelon KLP, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë”.

Në fund, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shton se qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor.

Veliaj vijon sulmet

Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash Erion Veliaj, edhe pas deklaratës së KLP, ka vijuar sulmet ndaj drejtësisë: gjyqtarit që miratoi masën e arrestit në burg ndaj tij dhe veçanërisht prokurorit që e kërkoi këtë masë, Ols Dado.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës rrëfen një episod që sipas tij ka ndodhur në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura si dhe jep interpretimin e tij për rastin, duke mbrojtur veten dhe siluruar prokurorin e SPAK.

Këtë të fundit, mes rreshtash, e quan “të devijuar nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali”.

Më tej, e akuzon se “e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit”.

Gjithashtu e quan rrugaç, laparak lëpirak, ndërtues i inatosur, lëpirës i paepur dhe të fandaksur.

Etiketa: KLPKryesore1Ols Dado

Lajme të lidhura

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis
Aktualitet

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:06 - 13/09/26
“300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit”/ Detaje nga ngjarja në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf
Aktualitet

“300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit”/ Detaje nga ngjarja në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf

15:43 - 13/09/26
Para
U dënua me formë të prerë, i hiqet licenca e avokatit ish-kreut të Kushtetueses

U dënua me formë të prerë, i hiqet licenca e avokatit ish-kreut të Kushtetueses

Discussion about this post

TË FUNDIT

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë
Kosovë & Rajon

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26

Në ekspozenë e mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti tha se mandati i ri do të fokusohet...

Lexo më shumë
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:06 - 13/09/26
Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti zyrtarisht në krye të ekzekutivit, ja emrat e kabinetit

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti zyrtarisht në krye të ekzekutivit, ja emrat e kabinetit

15:59 - 13/09/26
“300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit”/ Detaje nga ngjarja në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf

“300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit”/ Detaje nga ngjarja në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf

15:43 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com