GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet ndaj qytetarëve, Biden kërkon ndalimin e blerjes së armëve të zjarrit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ndaj qytetarëve, Biden kërkon ndalimin e blerjes së armëve të zjarrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden ka thënë se SHBA-ja duhet të miratojë ligjin për ndalimin e blerjes së armëve të zjarrit si pasojë e ngjarjeve të fundit të ndodhura. Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se shumë vende publike në Amerikë po kthehen në “fusha beteje”.
Ai tha se nëse Kongresi nuk mund të miratojë këtë ligj, atëherë duhet të rritet mosha për t’i blerë ato, nga 18 në 21.
Presidenti amerikan bëri thirrje gjithashtu për zgjerimin e kontrolleve federale në rang mbarëkombëtar, ku do t’u hiqen armët personave qe konsiderohen të rrezikshëm.
Por gjasat që Kongresi të miratojë këto masa për kontrollin e armëve duken të vogla.
“Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e armëve, kjo nuk ka të bëjë me heqjen e të drejtave të njeriut, ka të bëjë me mbrojtjen e fëmijëve”. “Pse një qytetar i zakonshëm duhet të jetë në gjendje të blejë një armë zjarri që në një karikator mban 30 fishekë, dhe lejon persona të tillë si i riu ne Teksas të gjuajnë qindra plumba në pak minuta?” tha ai.
Deklaratat e tij vijnë pas të shtënave masive në Buffalo, Nju Jork, Uvalde, Teksas dhe Tulsa, Oklahoma.
Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve mbajti një seancë urgjente për të diskutuar propozimet e reja për kontrollin e armëve.
Kongresmeni Greg Steube, një republikan nga Florida, iu bashkua seancës nga shtëpia e tij përmes Zoom dhe shfaqi disa pistoleta nga koleksioni i tij personal, të cilat ai tha se do të ndaloheshin nëse legjislacioni miratohej.
Një demokrat nga Teksasi ndërhyri për të thënë: “Shpresoj që arma të mos jetë e mbushur”.
Steube u përgjigj: “Unë jam në shtëpinë time. Unë mund të bëj çfarë të dua me armët e mia.”
Republikani nga Luiziana, Louie Gohmert, tha se demokratët “akuzojnë republikanët se janë bashkëpunëtorë në vrasje”.
“Si guxon. Mendon se ne nuk kemi zemër?” shtoi ai.
Akti për Mbrojtjen e Fëmijëve tanë të udhëhequr nga Demokratët kombinon tetë projektligje të ndryshme për kontrollin e armëve dhe përfshin shumë nga propozimet për të cilat foli zoti Biden.
Republikanët, të cilët përbëjnë gjysmën e vendeve në dhomën me 100 vende, e konsiderojnë aksesin në armë një të drejtë kushtetuese për çdo amerikan. Shumica e ligjeve kërkojnë 60 vota për t’u miratuar.
Matt Bennett nga grupi demokratik Third Ëay, i tha BBC-së se shumë republikanë të Senatit – edhe pse privatisht dashamirës ndaj kontrolleve më të rrepta të armëve – kishin frikë mos humbnin vota nga kandidatët e krahut të djathtë të cilët janë pro-armë më shumë sesa kishin frikë se do të humbnin nga demokratët e mirëfilltë.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e SHBA po shqyrton ligjin per ndalimin e armëve, duhet marrë parasysh se sipas Arkivit të Dhunës me Armë, ka pasur 233 të shtëna masive në SHBA këtë vit.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Presidenti i ri/ Alibeaj: 4 deputetë janë non-grata, të mos ngutemi

Alibeaj sfidon Berishën, grupimi i tij bojkoton zgjedhjen e Presidentit të ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare raportojnë atë se çfarë po ndodh në Tiranë....

Lexo më shumë
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com