GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmet në kufi/ Kosova: Asnjë tolerim ndaj strukturave paralele të Serbisë

08:31 - 19/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet në kufi/ Kosova: Asnjë tolerim ndaj strukturave paralele të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës që operon në veriun e vendit. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në sulmin e parë policët kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në sulmin e dytë zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar breshëri automatiku, ndërsa në një sulm të katërt janë përdorur edhe granata dore dhe automatik AK 47. Policia ka bërë të ditur, se ka pasur vetëm dëme materiale dhe të automjeteve të policisë, por jo të lënduar.

Reagime pas sulmeve

Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas sulmit të fundit ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veri, më 15 prill. Sipas kryeministrit, Albin Kurti u takon organeve të rendit që të hetojnë dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë. “Është Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës ato që i bëjnë analizat, studimet edhe të shkaqeve dhe të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba, me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale”, tha Kurti.

Sulmi i 15 prillit, kur sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, policët ishin sulmuar teksa ishin nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë, kishte për qëllim të vriste policët, ka thënë Kurti. “Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga shteti i Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës”, ka theksuar kryeministri i Kosovës.

Sulmet dënohen nga bashkësia ndërkombëtare

Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare bëhet thirrje kundër eskalimit të situatës. Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar si nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR. Forcat paqeruajtëse KFOR, thanë se ata janë të gatshëm të ndihmojnë policinë e Kosovës, nëse kjo kërkohet. “Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në një deklaratë të KFOR-it.

Shqetësim të thellë për situatën aktuale ka shprehur edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Në një deklaratë thuhet se “Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurësh ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit pranë Zubin Potokut. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i dënoi ashpër sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri. “Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”. Zyra e Bashkimit Evropian, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet në veriun e Kosovës. DW

 

 

 

Etiketa: KosoveSerbisulome

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
Po ecnin mbi liqenin e ngrirë, bien brenda 7 persona, mes tyre një foshnje 4-muajshe

Po ecnin mbi liqenin e ngrirë, bien brenda 7 persona, mes tyre një foshnje 4-muajshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com