GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet ruse, OKB: Mund të përbëjnë krime lufte, u goditën objekte civile

18:26 - 11/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ruse, OKB: Mund të përbëjnë krime lufte, u goditën objekte civile
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut sulmet e Rusisë në Ukrainë gjatë dy ditëve të fundit që kanë goditur kryesisht objeke civile, mund të përbëjnë krime lufte. Zëdhënësja e kësaj zyre, Ravina Shamdasani tha se sulmet ndaj zonave civile janë tronditëse. Presidenti ukrainas Zelensky pritet t’iu kërkojë udhëheqësve të 7 vendeve më të industrializuara armë të mbrojtjes ajrore.

Rusia mund të ketë kryer krime lufte gjatë sulmeve me një mori raketash në qytetet e Ukrainës duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar ndëprerje të energjisë dhe ngrohjes, tha zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Raketat ranë në kryqëzime rrugësh, parqe dhe zona turistike në kryeqytetin Kiev. Shpërthime u raportuan edhe në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në Ukrainën perëndimore, Dnipro dhe Kremenchuk në qendër, Zaporizhzhia në jug dhe Kharkiv në lindje.

“Sulmet kundër civilëve dhe objekteve jetike për mbijetesën e civilëve, janë të ndaluara në bazë të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të mos i përshkallëzojë ato më tej dhe të marrë masa të shmangë viktimat në radhët e popullsisë civile dhe të mos godasë infrastrukturën civile”, tha zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha se së paku 12 civilë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u kërkoi të martën udhëheqësve të grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës G7 që ta furnizojnë urgjentisht Ukrainën me armë të mbrojtjes ajrore.

Presidenti Biden gjatë bisedës telefonike që pati mbrëmë me presidentin Zelensky u zotua të vazhdojë t’i japë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Moska ishte e hapur për bisedime me Perëndimin mbi konfliktin e Ukrainës, por ende nuk kishte marrë ndonjë propozim serioz për të negociuar.

“E kemi thënë shumë herë, që nuk i refuzojmë kurrë takimet. Dhe nëse ka një ofertë, atëherë ne do ta shqyrtojmë atë. Rusia është e gatshme të angazhohej me Shtetet e Bashkuara ose me Turqinë për mënyrat për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak”, tha zoti Lavrov gjatë intervistës me televizionin shtetëror rus. Reuters Video

Deklarata e ministrit Lavrov për gatishmërinë e Rusisë për bisedime po bëhet pas një sërë humbjesh të forcave ruse në front nga fillimi i shtatorit, kur kundërofensiva e forcave ukrainase arriti çlirimin e disa territoreve të pushtuara./VOA

Etiketa: denohenokbsulmet ruse

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Kryeministër kriminel”/ Mbyllja e kopshtit turk, Vasili: Detyron fëmijët të protestojnë

“Pse kanë frikë?”, Vasili: Qeveria e tmerruar nga afera e Portit të Durrësit s’jep informacion

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani
Sport

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Lexo më shumë
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com