GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet terroriste të 11 shtatorit, rifillon procesi gjyqësor për pesë të akuzuarit

15:05 - 07/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet terroriste të 11 shtatorit, rifillon procesi gjyqësor për pesë të akuzuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi gjyqësor ndaj pesë personave të akuzuar se planifikuan dhe ndihmuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 ka rifilluar të martën, pas një pauze prej gati një viti e gjysmë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Khalid Shaikh Mohammad, një eksponent i lartë i al-Kaidas dhe i dyshuar si planifikuesi i sulmeve, po gjykohet së bashku me të akuzuarit e tjerë nga një komision ushtarak në bazën amerikane në Guantanamo të Kubës.

Ata akuzohen për konspiracion, sulme ndaj civilëve, vrasje, rrëmbim avionësh dhe terrorizëm. Nëse shpallen fajtorë, atyre mund t’u jepet dënimi me vdekje.

Procesi gjyqësor për të akuzuarit është ngadalësuar nga kërkesat ligjore të paraqitura nga prokurorët dhe avokatët mbrojtës në lidhje me evidencën që duhet përdorur. Debati është zhvilluar për përdorimin e materialeve të klasifikuara dhe informacionit të përfituar gjatë marrjeve në pyetje, për të cilat avokatët mbrojtës kanë pretenduar se janë siguruar nëpërmjet torturës.

Në sulmet terroriste morën pjesë nëntëmbëdhjetë persona të lidhur me al-Kaidën, të cilët rrëmbyen katër avionë. Dy prej tyre i përplasën mbi kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe një tjetër mbi godinën e Pentagonit, pranë Uashingtonit. Avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani. Sulmet morën jetët e gati 3 mijë personave.

Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke ndërhyrë në Afganistan për të goditur al-Kaidan dhe për të larguar nga pushteti talebanët, të cilët kishin strehuar grupin terrorist. Operacionet ushtarake amerikane zgjatën gati 20 vjet dhe përfunduan para një jave, ndërkohë që talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit. /VOA

Etiketa: shtatorsulme terroriste

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
U hoq si i vdekur për një video TikToku, shtetasi shoqërohet në komisariat

U hoq si i vdekur për një video TikToku, shtetasi shoqërohet në komisariat

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com