GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi barbar në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi barbar në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është dhënë vendimi për katër të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë.

Lihen në burg tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë. Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj janë lënë në “arrest me burg”, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për tre prej tyre dhe kjo masë u pranua nga Gjykata.

Shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, ishin të parët që u ndaluan nga policia më datë 07 korrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pas tyre, të shtunën policia shoqëroi edhe 4 persona të tjerë që u identifikuan nga pamjet filmike si të përfshirë në aktet e dhunës. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë.

Përkatësisht në kërkim janë Xhelal Rraja, Rexhep Rraja, përkatësisht vëllai dhe djali i deputetit Rrahman Rraja që akuzohem nga policia si organizator, Flamur Rraja gjithashtu vëllai i deputetit socialist të dorëhequr, Klajdi Rraja.

Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta dhe Përparim Rraja, duke e çuar në 6 numrin e personave të shpallur në kërkim. Këta shtetas kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë.

Sa i përket kësaj guroreje, orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e aktiviteti të subjektin gurore “Delia Group”, me administrator Viktor Delia. Veprimet erdhën pas inspektimeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e instancave përgjegjëse. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje.

Pamjet e rënda të ngjarjes së ndodhur brenda një lokali në rrugën Fushë-Krujë-Thumanë sollën edhe ngjarje me rëndësi në Tiranë, dorëheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja dhe shkarkimin me firmë të kryeministrit të Bledi Çuçit, nga funksioni i ministrit të Brendshëm, duke i paraqitur presidentit propozimin e Taulant Ballës në këtë funksion.

 

 

Etiketa: Fushe KrujeKryesore1vendim

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Rrahmani e Çuçi, si kurban për Ramën

Rrahmani e Çuçi, si kurban për Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com