GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sulmi i 6 janarit, ish-udhëheqësi i “Proud Boys” dënohet 22 vjet burg

18:26 - 06/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi i 6 janarit, ish-udhëheqësi i “Proud Boys” dënohet 22 vjet burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Henry “Enrique” Tarrios, ish-kreu i grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, tha se vendimi i gjykatësit që dënoi klientin e tij me 22 vjet burg e zuri në befasi. Zoti Torres u dënua për përfshirjen e tij në sulmin e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara. Ky është dënimi më i gjatë i dhënë deri më tani për trazirat vdekjeprurëse.

Dënimi u dha nga gjykatësi i qarkut Timothy Kelly në Uashington.

“Dhënia e këtij dënimi na zuri paksa në befasi. Por megjithatë ende kemi mundësi t’i drejtohemi apelit. Kjo është ajo që ne parashikojmë se është rruga në të cilën ky proces do të vazhdojë përpara nga ky moment”, thotë avokati Hassan.

Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, u dënua të martën me 22 vjet burg për orkestrimin e një komploti të dështuar për të mbajtur ish-presidentin Donald Trump në pushtet, pasi republikani humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Dënimi i së martës mbyll një prej çështjeve penale më të rëndësishme lidhur me sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Dënimi për kreun e grupit, Tarrio është më i gjati deri tani midis më shumë se 1,100 rasteve të trazirave të Kapitolit.

Themeluesi i grupit “Oath Keepers” Steëart Rhodes dhe ish-udhëheqësi i “Proud Boys” Ethan Nordean u dënuan të dy me nga 18 vjet burg lidhur me rolin e tyre në ngjarjet e 6 janarit.

Prokurorët kishin kërkuar 33 vjet burgim për Tarrion, edhe pse ai ishte arrestuar dhe urdhëruar të largohej nga Uashingtoni, në kohën kur anëtarët e grupit ‘Proud Boys’, iu bashkuan mijëra mbështetësve të zotit Trump në Kapitol. Por prokurorët thonë se Tarrio organizoi dhe udhëhoqi sulmin e grupit nga larg, duke frymëzuar ndjekësit me karizmën dhe prirjen e tij për propagandë.

Ai ishte akuzuar për konspiracion për rebelim një vepër e rrallë, e sjellë nga epoka e Luftës Civile, për të cilën Departamenti i Drejtësisë akuzoi anëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë, që luajtën një rol kyç në sulmin e 6 janarit.

“Duke përdorur platformën e tij të fuqishme, Tarrio ka treguar vazhdimisht dhe publikisht se nuk është penduar që ndihmoi lidhur me atë që ndodhi më 6 janar”, shkruhej në një dosje gjyqësore.

Avokatët e 39 vjeçarit nga Majami mohojnë se grupi “Proud Boys” kishte planifikuar të sulmononte Kapitolin.

Së fundmi Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe zotin Trump për komplot për të përmbysur sistemin demokratik amerikan, duke akuzuar ish-presidentin për komplot në ditët para sulmit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që e shpallnin atë humbës.

Zoti Trump, i cili është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale 2024, këmbëngul se nuk ka shkelur ligjin. Gjyqi ndaj tij mbi këtë çështje është caktuar më 4 mars.

Më shumë se 1 100 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit. Më shumë se 600 prej tyre janë dënuar dhe mbi gjysma, kanë marrë masa ndëshkimore me burgim.

Etiketa: denim

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Kërkoi dorëheqjen e Bashës! Baçi i komenton Salianjit: Ky është Ervini që na duhet

Luan Baçi: Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar, ja kush e drejton PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com