GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit pikë kthese në konflikt

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit pikë kthese në konflikt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thirrje ndërkombëtare për përmbajtje maksimale, sepse sulmi i Iranit ndaj Izraelit konsiderohet prej ekspertëve si pikë kthese në konfliktin mes dy vendeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për përmbajtje maksimale pas sulmit të Iranit ndajIzraelit.

Ai tha se aktet e hakmarrjes që përfshijnë përdorimin e forcës janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar. “Popujt e rajonit të Lindjes së Mesme po përballen me rrezikun real të një konflikti shkatërrues në shkallë të gjerë. Tani është koha për të qetësuar dhe ulur përshkallëzimin e konfliktit”, tha Guterres në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Acarim i madh të situatës

Ekspertja e njohur për Lindjen e Mesme, Maha Yahya, tha në një intervistë për CNN, se fakti që Irani qëlloi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit përbën një “përshkallëzim të madh të situatës” edhe pse, sipas saj “iranianët e dinin se shumica e tyre do të asgjësoheshin, dhe se SHBA, Britania e Madhe, Franca, Jordania dhe të tjerët do të ndihmonin për rrëzimin e dronëve dhe të raketave”.

Buzë një humnere të rrezikshme

Maha Yahya, e cila drejton institutin amerikan Carnegie Middle East Center e konsideron sulmin e drejtpërdrejtë dhe masiv të Iranit ndaj Izraelit si një pikë kthese në konfliktin e gjatë mes këtyre dy vendeve. “Ne jemi vërtetë buzë një humnere të rrezikshme”, tha drejtorja e institutit amerikan Carnegie Middle East Center në një intervistë për CNN.

Izraeli kërkon përshkallëzim ushtarak

Duke iu referuar qëndrimit të qeverisë izraelite Yahya tha: “ajo po kërkon përshkallëzim ushtarak në një kohë, kur vetëm një zgjidhje diplomatike mund të na largojë nga pragu i një luftës gjithëpërfshirëse në të gjithë rajonin, të cilën askush nuk mund ta fitojë.

Sipas saj, SHBA-ja tani duhet të demonstrojë ndikimin e saj në rajon, edhe nëse kjo tani është bërë edhe më e vështirë. Ekspertja për Lindjen e Mesme tha se “vërtet nevojitet një armëpushim rajonal”./dw

 

Etiketa: izrael lufte iran

Lajme të lidhura

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë
Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama
Aktualitet

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Para
KiE, dy ditë historike në Strasburg për Kosovën

KiE, dy ditë historike në Strasburg për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

12:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com