GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmi i Ramës ndaj RAI 3, Bardhi: Sjellje e njeriut që ka humbur betejën

20:25 - 23/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi i Ramës ndaj RAI 3, Bardhi: Sjellje e njeriut që ka humbur betejën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane RAI 3 për investigimin ndaj Shqipërisë, ka sjell reagimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Ai e quan qëndrimin e Edi Ramës si reagim i një njeriu që që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën.

Bardhi shkruan se nuk do jetë e largët dita që edhe për ‘viktimat’ e radhës siç i quan, Edi Rama do mbajë një fjalim me frymëmarrje të përshpejtuar, ku t’i shpallë kumbullangrënës pas shpinës së tij.

Reagimi i Bardhit:

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane ‘Rai 3’ është sjellje tipike e njrriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën!

Cilido që i kapet në afera korruptive dhe kriminale i quan fillimisht ‘viktima’, ndërkohë ata që e ballafaqojnë përmes fakteve me të vërteta i etiketon si ‘shpifës skandaloz’. Këtë ka bërë për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Ahmetajn, e të gjithë të tjerët me rradhë, që më pas është detyruar t’i lëshojë, duke u shfaqësuar se kanë ngrënë kumbulla pas shpinës së tij.

Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar ka përfaqësuesit e tij në institucione dhe qeverisje? Po nëse nuk do t’i kishim, nuk do të detyroheshim të miratonim ligjin më të ashpër për dekriminalizimin e instituvioneve publike, për të pastruar llumin e Edi Ramës në qeverisje dhe institucione.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës është forcuar, është pasuruar me pasuri publike? Po mjafton të shohësh çështjen ‘Metamorfoza’ apo aq pak sa kanë dalë nga përgjimet e SKY ECC për të kuptuar se krimi i organizuar nën qeverisjen e Edi Ramës përfiton tendera, prona publike e deri tek statusi investitor strategjik.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Laboratorin e Kokainës në Xibrakë ka hije të forta dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës dhe se ky ka përdorur të njëjtin automjet me krerët e grupit kriminal të dënuar apo në arrati? Po mjafton të shohësh dosjen e prokurorisë dhe të dhënat e sistemit TIMS dhe rezulton e provuar se bosi i grupit kriminal Genci Xhixha dhe vëllai i Edi Ranës, Olsi Rama, janë në të njëjtën kohë përdorues të narkoautomjetit me targa AA 653 DM.

Nëse nuk ia del dot të pastrosh llumin e bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tu, të paktën mos sulmo median, mos baltos punën e tyre. Nuk do jetë e largët dita që edhe për ‘viktimat’ e rradhës siç i quan sot, do mbash një fjalim me frymëmarrje të përshpejtuar, ku t’i shpallësh ‘kumbullangrënës’ pas shpinës tënde! Sepse nuk janë vetëm ata, por ti dhe modeli yt qeverisës në këto 11 vite problemi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: Bardhirai3Rama

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Çfarë po planifikojnë? Luizi dhe Ledri filmohen së bashku

Çfarë po planifikojnë? Luizi dhe Ledri filmohen së bashku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com