GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmi kibernetik, Çuçi takim me ambasadorët e BE-së: Kërkova mbështetje për…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi kibernetik, Çuçi takim me ambasadorët e BE-së: Kërkova mbështetje për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Delagacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann dhe ambasadorët e të gjithë vendeve të tjera të unionit.

“Falënderoj ambasadoren e Delagacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann për ftesën për të marrë pjesë në një bisedë të hapur me ambasadorët e vendeve anëtare të unionit, mbi rezultatet dhe sfidat në fushën e punëve të brendshme teksa rrugëtimi ynë drejt aderimit të plotë ka marrë një ritëm të ri”, shprehet ministri Çuçi.

Në vijim ai thotë se ka ndarë me diplomatët e Bashkimit Europian edhe vizionin për reformimin e Policisë Kriminale, si një hallkë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar.

“Pata mundësinë të diskutoja me ta për çështje që lidhen me Kapitullin 24 në procesin e negociatave me BE-në dhe ndava vizionin tonë për reformimin e Policisë Kriminale, si “kali ynë i betejës” në luftën kundër krimit të organizuar”, thotë Çuçi.

Çështje tjetër e rëndësishme ishte sulmi kibernetik ndaj sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit

“Shpreha gjithashtu shqetësimin për sulmin kibernetik dhe kërkova mbështetje nga vendet e BE-së për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit”, thotë Ministri i Brendshëm.

Teksa u vlerësuan arritjet e vendit tonë në disa fusha, gjatë diskutimit u vu theksi tek domosdoshmëria e vijimit të angazhimit në procesin e reformave për forcimin e instrumenteve kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo forme tjetër paligjshmërie.

“Shqipëria jep një kontribut të qenësishëm në sigurinë e unionit kur vjen puna tek adresimi i sfidave të përbashkëta si flukset migratore të paligjshme; lufta kundër trafikut të drogës; kontrabandimi, trafiku i qenieve njerëzore; pastrimi i parave dhe çdo formë tjetër krimi transacional”, shprehet ministri Çuçi.

 

Etiketa: Bledi Çuçi

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
“Je bekim”, Rudina publikon mesazhet private me Mark Frrokun (FOTO)

“Je bekim”, Rudina publikon mesazhet private me Mark Frrokun (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com